E Diel, 1 Nëntor 2026

Me mijera refugjate siriane drejtohen ne Liban

Frika për një sulm të mundshëm ushtarak ka shtuar numrin e sirianëve të cilët ikin nga lufta. Janë 2 milionë refugjatët e regjistruar në Jordani, Turqi, Irak dhe Liban. 
Libani ëshët dhe vendi që po paguan më shtrenjtë pasojat e kësaj emergjence duke pritur në territorin e tij më shumë se 700 mijë persona. Në mënyrë të vecantë ka më shumë gra dhe fëmijë të cilët kanë qenë dhe viktima të abuzimeve. 
Një milion fëmijë sirianë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të konfliktit dhe ka më shumë se 2 milionë minorenë të pastrehë brenda kufijve sirianë. 
Një situatë tjetër emergjente është dhe ajo e të pastrehëve brenda Sirisë, 4 milionë nga 23 milionë banorë. Një situatë kjo që sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shumë shpesh gërshetohet edhe me veprimtaritë e organizatave kriminale që drejtojnë aktivitetet brenda kampeve të refugjatëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›