Presidenti francez Hollande Do sulmojme dhe pa Britanine

Presidenti francez Fransua Hollond ka deklaruar se Franca është gati për një ndërhyrje ushtarake në |Siri dhe pa mbështetjen e Britanisë së Madhe. Sipas mediave vendase sulmi kundër regjimit të Asad mund të ndodhë brenda së mërkurës.
Deklarata e Hollond vjen një ditë pasi parlamenti britanik ka rrëzuar mocionin e qeverisë së Kamerun për ndërhyrje ushtarake në Siri. Shtëpia e bardhë nga ana e saj në një deklaratë për shtyp shprehet se presidenti amerikan Obama do të veprojë në bazë të interesave kombëtare. Brenda ditës pritet dhe publikimi i raportit të pazyrtarizuar për përdorimin e armëve kimike në Damask. Zyrtarizimi protet të bëhet të dielën, ndërsa Rusia ka vendosur veton para kohe, Izraeli ka pozicionuar sistemin anti raketë.
Ndërkohë që Gjermania ka deklaruar përmes ministrit të Jashtëm, Guido WesterWelle se nuk do të mbështesë ndërhyrjen në Siri.