E Diel, 1 Nëntor 2026

Më mirë jepni një rrogë për Shëndetësinë, se deklarata

Mendoj që, zoti Beqja i PS-së, mund të bëjë një veprim human, duke dhënë kontributin e tij personal në fushën e Shëndetësisë. Janë bërë të zakonshme deklaratat e përditshme nga selitë e partive: të bëhet kjo, të bëhet ajo, sikur japin direktiva qiellore.

Kjo mënyrë komunikimi nuk rrit të ardhurat e shëndetësisë, por vetëm acaron situatën aktuale. Do të ishte mirë që partia socialiste, ajo demokrate dhe të tjera me radhë, të jepnin pjesë nga fondi i tyre në fushën e shëndetësisë. Do ishte mirë që politikanë individualë të jepnin nga një rrogë të tyren në fushën e shëndetësisë, krijimin e fushatave për grumbullime fondesh nga donatorë të ndryshëm në drejtim të projekteve të veçanta në mjekësi dhe spitale në përgjithësi.

T’i tregosh popullit që nuk ka ilaçe në spital, nuk është gjë tjetër, por t’i thuash popullit atë që ai po e jeton.

Mos flisni për bukë, por tregoni lëkurën tuaj humane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›