Napoli, një histori në tinguj
Këngët, shoqërohen me fjalë... histori, anekdota, situata që bënë të mundur realizimin e tyre në një periudhë të caktuar. "Serenata Napoletana", kështu titullohej koncerti i mbrëmjes së djeshme në të cilën interpretuan tenori Pietro Quirino dhe kuarteti "Calace". Bir i kësaj zone kaq të nxehtë të Italisë, Pieto, ka mbetur gjithnjë i dashuruar pas këngëve popullore të vendit të tij. Të pestë së bashku ata kanë sjellë një copëz të dashur nga toka e tyre, përcollën "epokën e artë" të muzikës napolitane. Zërit të Quirino-s në koncert, i janë bashkuar edhe mandolina, kitara e të tjera instrumente popullore, tipike të zonës së Napolit. Si në një teatër të vërtetë, grupi ka performuar gjatë spektaklit këngë si "Tarantella napoletana", "Funiculi funicula", "O sole mio", "Torna a Surriento" etj.
"Koncerti i Pietro Quirino dhe quartetto "Calace" është një koncert që nis duke filluar nga mesi i viteve ‘800 e deri në gjysmën e parë të viteve ‘900. Kjo është edhe e ashtuquajtura periudha e artë e këngës klasike napolitane, një periudhë që ka një përcaktim historik mjaft të saktë dhe të qartë", tregon tenori Quarace. Këngët shoqërohen edhe me nga një histori të shkurtër prej krijimit të tyre, apo me situata që i kanë bërë ato të njohura ndër vite. "Unë vij nga teatri dhe për mua është një nevojshmëri të komunikoj të flas dhe të ndaj me publikun gjithë sa di për çdo këngë. Është e rëndësishme që njerëzit të njihen edhe me një historik të këngës. Ata duhet të dinë se nga vjen dhe si lindi dhe çdo të thotë ajo. Kështu rikrijon emocione. Mendoj se është e rëndësishme që te njerëzit të ngjallet kureshtje, jo vetëm për këngën, por edhe për krijimin e saj", shprehet këngëtari. Ai tregon se pas periudhës së parë të viteve ‘900, me "pushtimin" e ashtuquajtur amerikan të përtej oqeanit, me ndërhyrjet e ritmeve të reja, edhe kënga napolitane nisi të çnatyralizohej. "Por para se të ndodhte kjo, kënga napolitane, muzika e saj kishte bërë për vete dhe kishte joshur të mëdhenjtë e muzikës klasike si: Mozart, Vagner, Rosinin, Donizetin e kështu me radhë", tregon më tej ai. Për Pietro Quirin-on, bukuria e muzikës napolitane është pikërisht fakti se tek ajo gjen të mbledhur në një populloren dhe aristokraten. "Shumë shpesh kemi ndeshur në një raport reciprok shkëmbimesh mes muzikës klasike napolitane dhe asaj klasike tradicionale. Për shembull, Rosini u josh kaq shumë nga "Tarantella" napolitane sa e shkroi një edhe ai. Ai nuk ishte nga Napoli, por "Tarantella" e shkruar prej tij u kthye në sinonimin e vetë "Tarantella-s napolitane" në botë. Kjo do të thotë se ndonjëherë të tilla marrje dhe dhënie hua kanë edhe efekte mjaft pozitive në muzikë", shpjegon tenori italian. Pietro Qurino, është tepër i dhënë pas muzikës popullore mesdhetare. Dëgjon shumë për të gjetur të përbashkëtat dhe ndryshimet mes vendeve në këtë pikë. Por ende nuk i është dhënë rasti të dëgjojë muzikë tradicionale shqiptare. "Ajo që kam pasur unë rastin të dëgjoj e që eksportohet më së shumti edhe në Itali, është ajo pjesë e muzikës folk shqiptare, e cila është përzier me muzikën rome e atë të vendeve të tjera ballkanase", tregon ai. Pietro Quirino dhe kuarteti "Calace", kanë ruajtur dhe i janë kushtuar me mjaft besnikëri muzikës dhe këngës napolitane, sepse ashtu siç thotë edhe njëra prej këngëve, "Napoli, është parajsa që ata preferojnë".