E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me një pistoletë lodër merr peng 29- vjeçarin

21/06/2011  Sherr për motive të dobëta

POGRADEC- Një i ri nga fshati Stropckë i rrethit Pogradec ka mundur të marrë peng një 29-vjeçar, duke e kërcënuar me një pistoletë lodër, por që viktima e kishte menduar si armë të vërtetë. Mësohet se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Megjithatë, autorit të ngjarjes ky akt i ka kushtuar shumë, pasi është arrestuar menjëherë nga policia dhe tashmë i duhet të përballet me organet e drejtësisë për veprat penale të kanosjes dhe të heqjes së lirisë së tjetrit. Arrestimi i Albert S. u bë i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës. Sipas policisë, Albert Sh. nga fshati Stropckë i rrethit Pogradec, ndërsa kishte bënë në një nga lokalet e fshatit Çërrave të këtij rrethi, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin me iniciale E.I., 29 vjeç, banues në Çëravë. Në kohën kur konflikti mes tyre ishte agravuar, SH kishte nxjerrë “pistoletën”, dhe duke e kërcënuar e kishte marrë 29-vjeçarin me vetë së paku 50 metra, duke e nxjerrë jashtë nga lokali, ku pas kësaj e kishte lënë të lirë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet një pistoletë me ngjyrë të zezë me material plastik, pohuan burimet e policisë. Megjithatë, sipas burimeve në fjalë, i ndaluari ka konsumuar veprat penale të “kanosjes” dhe “heqjes se paligjshme të lirisë”, parashikuar nga nenet 84 dhe 110/a të Kodit Penal. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme. V. Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›