Me pak ngeles Harizaj Nivel me i mire i maturanteve
Autoritetet e arsimit deklarojnë se niveli i maturantëve, në provimin e parë, atë të Letërsisë ka qënë më i lartë krahasuar me një vit më parë. Këtë e dëshmon numri më i lartë i notave dhjetë dhe nëntë që kapi shifrën 6 mijë në të gjithë vendin dhe numri më i ulët i mbetësve, i cili rezultoi rreth 1 mijë.
“Në vështrim të parë ka një rritje të arritjeve të nxënësve në ekstreme, pra numri i nxënësve që kanë qenë me arritje më të ulëta është zvogëluar në krahasim me një vit më parë, thënë ndryshe, mbetësat. Po ashtu, ka dhe një rritje të numrit të nxënësve që kanë marrë pikët më të larta, ose maksimumin e pikëve të testit”-thotë Alfons Harizaj, përgjegjës i vlerësimit të testeve, pranë AVA-s.
Ndërkohë, në 6 qendrat e vlerësimit vazhdon korrigjimi i testeve të matematikës, i cili pritet të përfundojë përpara datës 30 qershor. Sipas autoriteteve të arsimit, ai po ecën me ritme të shpejta.
“Në 10 ditë mbaron korigjimi i testeve, pra, vlerësimi fizik i testit. Më pas, procedurat vazhdojnë me hedhjen e të dhënave. Hedhja e të dhënave vazhdon njëkohësisht, por dy-tre ditë pas mbylljes së procesit të vlerësimit të testit, përmbyllet edhe hedhja e të dhënave”-theksoi ai.
Në datën 30 qershor, do t’i nështrohen provimeve me zgjedhje të gjithë maturantët. Risia këtë vit është se ata duhet t’i kalojnë të gjitha testet pasi në të kundërt, jo vetëm që nuk marrin diplomën e shkollës së mesme, por humbasin dhe të drejtën për në universitet.
Edlira Sulejmani