Pacientet nga rrethet QSUT kerkon nderhyrjen e ministrise
Kirurgët e QSUT-së kanë ngritur zërin sërish, pasi ende pacientë nga rrethet dynden drejt kësaj qendre spitalore për të kryer operacione nga më të thjeshtat. Shefi i Urgjencës Kirurgjikale, Ylli Ziçishti i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të ndërhyjë, pasi fluksi në urgjencë në verë dyfishohet. Ai duke iu referuar verës së shkuar raporton, se mbi 400 operacione janë kryer vetëm në muajin korrik dhe këtë vit janë marrë masa, për të mos patur asnjë mungesë për intervente urgjente.
“Ka edhe raste kur ka mjekë që i nisin të sëmurët në Tiranë sepse duan të rrinë rehat gjatë verës, pa ia bërë të gjitha të sëmurit. Merreni me mend, Tirana ka qenë 50 mijë me këtë spital. Tani është 1 milion. Plus fluksi i turistëve dhe pacientët e shumtë nga rrethet. Si mund të përballohet kjo? Mund të ndalohet, nga ana e ministrisë dhe jo nga ana jonë”-thotë Ziçishti.
Ndërsa, Drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku thekson se fluksi i operacioneve në urgjencën e këtij spitali tercial, vetëm një vit më parë ka shkuar afro 7 mijë ndërhyrje. Ai u ka kërkuar mjekëve të rretheve, të ndërgjegjësohen, për t’i kryer vetë operacionet e thjeshta.
“Në statistikat tona për vitin e kaluar rendisim operacionet sipas moshës, pot hemi 35-44 vjeç janë 3075 raste në të cilat është ndërhyrë dhe te mosha mbi 65 vjeç kemi 4544 raste. Ka një mbingarkesë. Bëjmë më të mirën e mundshme që shërbimi i urgjencës të ofrohet në parametrat e kërkuar”-tha Ivziku.
Edhe këtë verë operacionet e planifikuara janë parashikuar të shtyhen për në vjeshtë, pasi pritshmëritë sipas kirurgëve, të ndërhyrjeve emergjente do të jenë të shumta.
Julia Bardhushi