"Më pak vrasje e trafik"
25/01/2005
FIER/ Prokuroria bën publike shfirat e analizës
FIER – Më pak vrasje e trafik qëniesh njerëzore, por mjaft shqetësues rastet e vetevrasjeve. Ky është konkluzioni i organit të akuzës së rrethit Fier, dalë në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, të zhvilluar gjatë ditës së djeshme. Sipas raportit të mbajtur nga kryeprokurorja e rrethit, Marjeta Zaimi, vitin 2004 për Prokurorinë e rrethit Fier ka qenë një vit pune voluminoze, pasi gjatë tij është punuar për 902 çështje penale me 410 të pandehur, prej të cilëve 140 të arrestuar. Nga viti 2003 kanë qenë të mbartura 220 çështje penale me 113 të pandehur, prej të cilëve 38 me masë sigurimi "arrest në burg", ndërsa 664 vepra kanë qenë procedime të reja me 288 të pandehur, 14 çështje me 6 të pandehur të transferuara nga prokuroritë e tjera si dhe është vendosur nga ana e Prokurorisë mosfillimi për 65 procedime penale për 21 persona. Veprat penale më të përhapura janë ato ndaj jetës, shëndetit, pasurisë, ndaj autoritetit të shtetit dhe më pas ato të vrasjes. Shqetësues për këtë institucion mbetet numri i madh, gjithnjë në rritje i vetëvrasjes, por nga ana tjetër zvogëlimi i tendencës së trafikimit të qenieve njerëzore për qëllime prostitucioni. Nga 902 çështje penale të hetuara, ka theksuar kryeprokurorja e rrethit Fier, Marjeta Zaimi, kanë përfunduar hetimet për 688 të tilla me 348 të pandehur prej të cilëve 118 të hetuar me masë sigurie "arrest në burg", ndërkohë që kanë mbetur në hetim 214 procedime me 62 të pandehur. Nga çështjet e përfunduara, janë dërguar në Gjykatë 258 çështje, ose 35% me 298 të pandehur, 215 çështje janë pushuar për mungesë elementesh, provash apo shkaqe të tjera ligjore dhe 165 çështje penale janë pezulluar për zbulim autori. Ndërkohë, 50 çështje penale me 31 autorë dhe 24 të arrestuar u kanë kaluar për kompetencë hetimi Prokurorisë së Përgjithsme të Krimeve të Rënda. Irena Mërtiri