Venger: Besojmë te titulli
25/01/2005
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger vazhdon akoma të tregoj një besim të palëkundur në forcat e skuadrës së tij, në luftën për t’u shpallur kampion në Premier Ligë. Pas fitores së arritur në “Hajbëri Park” kundër Njukasëllit, skuadra londineze ka ruajtur përsëri diferencën e 10 pikëve me Çelsin. Për vendasit e Arsenalit, ka mjaftuar goli i vetëm shënuar nga Devid Berkam në pjesën e parë, me të cilin djemtë e Vengerit kanë fituar tre pikë të rëndësishme. Nisur nga loja e zhvilluar, ndoshta topçinjtë do të kishin thelluar më shumë fitoren e tyre, por forma e jashtëzakonshme e portierit irlandez, Shei Given nuk ka lejuar që Henri me shokë të shënonin gola të tjerë. Pas humbjes së pësuar me rezultatin 1-0 përballë Boltonit, skuadra e Arsenalit ka rifituar edhe një herë vendin e dytë në renditje, duke u pozicionuar vetëm një pikë larg Mançester Junajtid. “Tani mendoj, se skuadra jonë është kthyer si dikur, ka komentuar Venger. Në fakt unë nuk shqetësohem aspak për opinionet e të tjerëve sepse skuadra ime e ka marrë pozicionimin e Çelsit në krye të renditjes, si një sfidë të vazhdueshme dhe kaq. Pa dyshim skuadra më e mirë është gjithmonë ajo, e cila ruan fort kreun. Megjithatë unë jam i sigurtë, se ne do të shkojmë përsëri në majën më të lartë. Tashmë blutë janë në një pozicion tepër të favorshëm, por ne nuk do të rreshtim së ndjekuri ata deri sa të arrijmë objektivin tonë. Ishte një ndjesi e veçantë që të fitoje sërish, sidomos pas humbjes kundër Boltonit. Mendoj se jemi një grup me shpirt të madh gare, as solidariteti nuk mungon dhe mbi të gjitha nuk kemi frikë që të luajmë një futboll të bukur. Në përgjithësi kur arrin të zhvillosh një futboll tepër cilësor, patjetër që do të kesh shumë shanse për të fituar takime dhe trofenj të rëndësishëm”. Ndër të tjera, trajneri francez nuk ka harruar të përgëzoj edhe sulmuesin holandez, 34 vjeçar Devid Bekam, i cili është rikthyer duke shënuar gol pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Venger ka thënë, se një sulmues si ai do të vazhdoj të mbetet akoma në gjendjen e tij më të mirë pasi jo vetëm zotëron një talent të madh, por edhe është i aftë për të diktuar lojën e kundërshtarit. “Mendoj se është mjaft i rëndësishëm fakti, që Denis ka shënuar një gol, i cili ndër të tjera na ka dhënë jo pak, por fitoren, ka shtuar Venger. Kur nuk je në gjendje për të shënuar, ndodh që ndjenja e besimit në vetvete fillon e zbehet paksa, por në fakt për Denis është krejt e kundërta. Sigurisht në aspektin fizik ai nuk mund të jetë njësoj si dikur kur ishte në moshën 27 vjeçare. Ai zotëron një klas të jashtëzakonshëm në lojën e tij, si dhe artin e pozicionimit të duhur në fushën e blertë. Denis është në gjendje, që kur e zotëron topin arrin të kuptoj fare mirë se çfarë duhet të bëjë me të”. Nisur edhe nga komentet e trajnerit francez të krijohet përshtypja, sikur topçinjtë e kanë kuptuar tashmë sepse vetëm fitoret mund t’i shpëtojnë nga kryesimi i Çelsit.