Morientes: Më jepni kohë

25/01/2005
Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Morientes është shprehur se do të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që ta rikthej sërish skuadrën e tij në sukseset e mëparshme. Për spanjollin, momenti më ideal për të hedhur prapa krahëve humbjet e ditëve të fundit do të ishte ndeshja e Kupës Karling kundër Uatfordit. Në përgjithësi java e kaluar ka qenë tepër zhgënjyese për skuadrën e Benitez, e cila është përballur me një humbje në Premier Ligë dhe me një në Kupën FA kundër Bërnlit. Ditën e sotme Liverpuli do të zhvillojë një takim të rëndësishëm në Kupën Karling, i cili ka për të ndikuar pozitivisht në rikthimin e besimit të humbur. Sigurisht edhe Morientes është më se i gatshëm për të zënë vendin e titullarit në formacionin e zgjedhur prej Benitez, i cili do të përballet me takimin që do të zhvillohet në Kardif. Në fjalët e tij, sulmuesi spanjoll është shprehur mjaft optimist, duke thënë që me kalimin e kohës ai do të përmirsohet më shumë, në radhët e Liverpulit. Po ashtu ai mendon, se skuadra e tij do të zërë patjetër një vend të sigurtë në Kupën UEFA për sa i përket sezonit tjetër. “Tani jam shumë i përqendruar drejt takimit gjysmëfinal me Uatfordin, ka komentuar Morientes. Të gjithë lojtarët pëlqejnë që të fitojnë trofenj. Edhe unë nuk jam më ndryshe se ata. Për ne të gjithë është shumë e rëndësishme që të arrijmë në finalen e madhe, të këtij kompeticioni. Kam ardhur te Liverpuli për të ndihmuar këtë skuadër që të fitojë sa më shumë trofenj dhe mendoj se po të njëjtën gjë ndjejnë edhe të tjerët. Për ne ishte tepër zhgënjyese që të largoheshim këtë javë nga Kupa FA. Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë me skuadrën tonë të dytë dhe për fatin tonë të keq, kjo nuk ishte plotësisht e mjaftueshme për të siguruar tre pikët e mundshme. Bërnli na tregoi fare mirë, se një skuadër inferiore mund të jetë tepër e dëmshme. Ndër të tjera dëshira e mirë për të luajtur futboll iu dhuroi atyre një fitore të merituar. Tashmë duhet të sigurohemi që e njëjta gjë të mos përsëritet edhe kundër Uatfordit”. Ish-sulmuesi i Real Madridit, akoma nuk ka gjetur përshtatjen e duhur me Premier Ligën, por nuk ka harruar aspak që të theksoj se së bashku me çekun Milan Barosh, do të thyejnë mbrojtjet e çdo kundërshtari. “Nuk mund të premtoj akoma, se partneriteti im me Milan Barosh do të sjellë trofenj të rëndësishëm te Liverpuli për sa i takon këtij sezoni, ka shtuar Morientes. Por është më mirë të them, se ky do të jetë objektivi ynë për të ardhmen. Dyshja jonë e sulmit mendoj se do të bëhet tepër e suksesshme, sepse ne jemi që të dy golashënues shumë të mirë. Mbresat e mia të parë me Liverpulin janë shumë të mira dhe shpresoj që të vazhdojnë po kështu edhë në të ardhmen. Dua t’iu them gjithë tifozëve të Liverpulit, se duhet të kenë akoma durim, pasi fushata e rezultateve dhe golave do të vijnë shumë shpejt”.