Barcelona thyen rekorde

25/01/2005
Barcelona e Frenk Rajkard, nuk ndalet kurrë. Katalanasit kanë vendosur një rekord në kampionatin spanjoll: hera e fundit që Barça ka humbur një ndeshje zyrtare në “Kamp Nou” i përket datës 22 janar kundër Saragozës në Kupë (0-1). Qysh nga ajo kohë, Barcelona ka luajtur 24 ndeshje brenda. Ky është bilanci: 20 fitore dhe 4 barazime. Në kampionatin spanjoll, katalanasit kanë luajtur 19 ndeshje brenda duke fituar 17 prej tyre dhe 2 barazime. 46 gola janë shënuar në total, kundër 8 të pësuar.
Frenk Rajkard, si Joan Krujf
Me Frenk Rajkard në pankinë, në këtë pjesë të parë të sezonit Barcelona nuk ka humbur në 11 ndeshjet e zhvilluara brenda. Këto janë statistikat aktuale në 11 ndeshjet e Kamp Nou: 10 fitore dhe 1 barazim, 26 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar. Vetëm duke u kthyer 15 vite më parë mund të shohim të njëjtat statistika. Me Joan Krujf, Barcelona ka fiksuar tre herë hapa impresionuese në Kamp Nou, gjithmonë në pjesën e parë të kampionatit: në sezonin 1990-91 (10 fitore, 1 barazim, 30 gola të shënuar dhe 9 të pësuar), në 1992-93 (7 fitore, 1 barazim, 23 gola të shënuar dhe 7 të pësuar) dhe në 1995-96 (8 fitore, 2 barazime, 24 gola të shënuar dhe 7 të pësuar).
54 gola në një vrapim të mrekullueshëm
Rekordi i pathyeshmërisë së Barcelonës për një vit të tërë në Kamp Nou (22 janar 2004- 22 janar 2005), është llogaritur duke përfshirë dy sezonet e fundit dhe ndeshjet e zhvilluara në kupat europiane. 54 është numri i golave të shënuar dhe 11 i atyre të pësuar. Nga këto 54 gola, Samuel Eto ka shënuar 14, pas tij vjen braziliani Ronaldinjo me 10, Saviola dhe Luis Garcia 5, Deko 4, Ksavi dhe Xhio 3, Larson, Koku, Luis Enrike nga 2, Zhuli, Iniesta, Kuaresma dhe Egdar Davids kanë shënuar të gjithë nga një gol.
Asnjë humbje në Kamp Nou, për Eto dhe Deko
Futbollistët që janë transferuar tek Barcelona gjatë merkatos së kësaj vere akoma nuk e kanë provuar shijen e humbjes në Kamp Nou. Samuel Eto është futbollisti që është aktivizuar më shpesh nga tekniku Frenk Rajkard brenda (11 ndeshje në kampionatin spanjoll dhe 3 në Ligën e Kampioneve). Pas kamerunezit, futbollistët që kanë zhvilluar më shumë ndeshje në Kamp Nou janë Deko dhe Beleti (10 ndeshje në La Liga dhe 3 në Ligën e Kampioneve për secilin), Zhuli (7 në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampioneve) dhe Silvinjo (6 në kampionatin spanjoll dhe 1 në Ligën e Kampioneve. Të dëmtuarit Henrik Larson dhe Edmilson kanë luajtur 5 dhe 3 ndeshje respektivisht.
“Grup kompakt dhe i sigurtë në Kamp Nou”
Trajneri holandez Frenk Rajkard është i kënaqur për këtë rekord që ka vendosur skuadra e tij në Kam Nou: “Sigurisht që është një statistikë e rëndësishme. Duhet të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit. Jam duke punuar me një grup kompakt dhe gjithmonë i sigurtë kur luan në Kamp Nou”- ka përfunduar trajneri.