Merr fund procesi i 9 janarit me 178 vjet burg
25/01/2005
VLORE/ 13 të akuzuar për vdekjen e 21 personave dhe 9 të zhdukur
janarit me 178 vjet burg
VLORË – Ka marrë fund dje një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore, ai i të akuzuarve për tragjedinë e 9 janarit. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, është dhënë vendimi i trupit gjykues për 13 të akuzuarit, si shkaktarët e kësaj tragjedie, të ndodhur mëse një vit më parë, ku gjetën vdekjen 21 shtetas e konsiderohen ende të humbur 9 të tjerë.
Vendimet
Pas kërkesës së prokurorisë, e përfaqësuar nga prokurori Skënder Dauti, i cili kërkoi plot 195 vjet burg për të akuzuarit, si dhe pas kontestimit të palës mbrojtëse që në shumicën e rasteve ka kërkuar pafajësinë, dje ka qenë radha e trupit gjykues për t’u shprehur.
Kryetari i trupit gjykues, Artur Malaj, ka lexuar akuzën e bërë për personat e akuzuar si dhe ka detajuar në mënyrë të qartë implikimet e gjetjen e elementëve penalë për të akuzuarit.
Në përfudnim të kësaj, gjykata vendosi që Viron Çobaj të dënohet me 25 vjet burg e 1 milion lekë gjobë, si pronar i skafit.
Me nga 25 vjet burg u dënuan edhe Nazmi Hyka, i akuzuar si sekser, Cukal Delia, Zef Marku, Altin Beluli, Elton Tafili dhe Hysni Tafili me nga 20 vjet burg.
Më pas, trupi gjykues komunikoi edhe vendimet e tjera, sipas të cilit, Arten Rrokaj e Albert Alliu, dënohen me nga 9 vjet burg, pasi kishin ndihmuar gjykatën në zbardhjen e procesit.
Për Servet Besho, gykata vendosi dënimin me kohën e paraburgimit.
Dy të akuzuarit e tjerë, Zamir Podgorica e Saimir Hyka, janë shpallur të pafajshëm nga ana e gjykatës, kurse ndaj shtetasit Çlirim Syka, gjykata ka vendosur rishqyrtimin nga e para të çështjes.
Pas dëgjimit të vendimit nga ana e gjykatës, në sallë nuk ka pasur reagime.
Seancat
Nën masa të rrepta sigurie, policia ka siguruar dje godinën e gjykatës, duke të dhënë përshtypjen e një procesi “top secret”.
Nuk kanë munguar të marrin pjesë në seancën e djeshme gjyqësore familjarët e viktimave nga Shkodra.
Në sallën e gjyqit, si të akzuar kanë qenë vetëm tre shtetasit nga Vlora, Arten Rrokaj, Albert Alliu e Servet Besho, ndërsa të akuzuarit e tjerë kanë qenë të përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës.
Pas përfundimti të gjyqit, njëri prej të akuzuarve, Arten Rrokaj deklaroi se, “ende e kam në mendje tragjedinë që përjetova në skaf, edhe pse unë jam gjallë, falë Zotit. Nuk mund të më hiqen nga mendja fakti që kam qendruar në gomone me kufomat e targjedisë”.
Pas 29 seancave gjyqësore të zhvilluara në godinën e drejtësisë Vlorë, ky gjyq shënon numrin më të madh të seancave që një çështje gjyqësore ka kosumuar. Gjatë këtij gjykimi u thirrën si dëshmitar 33 persona, duke krijuar një kosto mjaft të lartë financiare për drejtësinë, sepse u desh që dëshmitarët të thirren prej Shkodrës e të transportohen për në Vlorë. Shpenzime ka pasur edhe për disa ekspertiza shkencore të zërit e mjeteve, duke u shoqëruar edhe me koston e personave të angazhuar nga policia e prokuroria e Vlorës.
Dënimet për 9 janarin
Viron Çobaj 25 vjet burg
Nazmi Hykaj 25 vjet burg
Cukal Delija 25 vjet burg
Zef Markun 25 vjet burg
Elton Tafili 20 vjet burg
Altin Belulaj 20 vjet burg
Hysni Tafili 20 vjet burg
Arten Rrokaj 9 vjet burg
Albert Aliu 9 vjet burg
Servet Beshaj paraburgim
Zamir Podgorica pafajësi
Saimir Hykaj pafajësi
Çlirim Sykaj rishqyrtim