Në Qarkun e Shkodrës ndodhen të bllokuar:
24/01/2005
Vermoshi me fshatrat Tamarë, Selcë dhe Kelmendi
Dukagjini ku janë bllokuar komunat Shoshë, Shalë, Thethë Shllaku janë të bllokuar të gjitha fshatrat
Të gjitha rrugët rurale të komunave të thella malore janë të bllokuara
Pukë - Fushë–Arrëz, rruga është e kalueshme vetëm me zinxhir, madje në disa segmente kalohet me tepër vështirësi
Koman, rruga ka deri 35 cm dëborë dhe është pothuajse e pakalueshme
Pukë, në Qafën e Malit, dëbora ka arritur në 60 cm
Shkodër dëbora ka arritur deri në 20 cm
PUKË
Shkëmbim zjarri mes
pronarit e grabitësit,
vdesin të dy
PUKË – Një shkëmbim zjarri mes të zotit të shtëpisë dhe grabitësit, është mbyllur me vdekjen e të dyve. Ngjarja e rëndë, në të cilën kanë mbetur të vdekur shtetasit Nikollë Çuni dhe Gjovalin Preçi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22.00 në fshatin Berishë e Vogël, të Pukës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Qarkut të Shkodrës, 84-vjeçari Nikollë Çuni, pronari banesës, ku 36-vjeçari Gjovalin Preçi kishte shkuar për të grabitur, ka qëlluar me armë zjarri mbi këtë të fundit, pasi ka konstatuar prezencën e tij për të grabitur në banesë. Po sipas të njëjtave burime, ngjarja ka marrë shkas nga grabitja që ka dashur të bëjë 36-vjeçari në banesën e 84-vjeçarit. I maskuar dhe i armatosur, Gjovalin Preçi ka dashur të grabisë në fillim kopenë e bagëtive dhe për këtë ai ka bllokuar derën e shtëpisë. Në këtë kohë, ai është diktuar nga i zoti i shtëpisë, i cili ka marrë automatikun dhe ka dalë jashtë shtëpisë, ku ka parë grabitësin me maskë dhe të armatosur. Në të njëjtën kohë, ato kanë qëlluar mbi njëri-tjetrin, duke vdekur të dy në vend. Në familjen e viktimës Çuni, jetonin vetëm burrë e grua të moshuar, pasi dy djemtë jetonin në rrethinat e Tiranës. Madje, viktima kishte dashur të shiste banesen e më pas të shkonte të jetonte së bashku me djemtë e tij. Banesa e çiftit Çuni ndodhej tepër e veçuar dhe larg shtëpive të tjera. Ky fakt ka ndikuar që grupi hetimor të ketë tepër vështirësi në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku mendohej se grabitësi nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar dhe nga persona të tjerë. Gruaja e viktimës, e cila është tepër e moshuar, nuk ka qenë në gjendje të tregojë për atë çfarë ka ndodhur. Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe dy armë automatike, që dy viktimat kanë përdorur për të qëlluar mbi njëri-tjetrin. Arma e grabitjes është dërguar në laboratorin e kriminalistikës, pasi dyshohet se ky person mund të ketë kryer grabitje të tjera në këtë zonë.A. Mehmeti