E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes pas disa orësh e vetëhelmuara

24/01/2005  Berat

BERAT - Ka vdekur në duart e mjekëve disa orë pasi kishte mbërritur e vetëhelmuar në spitalin rajonal të Beratit, 18- vjeçarja D.P., banore e lagjes Pronovik, të qytetit të Poliçanit.

Sipas burimeve të spitalit, mësohet se 18-vjeçarja kishte konsumuar një sasi të konsiderushme helmi të barit të miut (fostoksin), gjë e cila i mori edhe jetën. Të njëjtat burime bënë të ditur se ajo kishte shkuar në gjendje shoku me pulsin zero, me rrahje të dobta të zemrës, me shkumë nga goja etj.

Ngjarja, sipas të afërmve, kishte ndodhur një ditë më parë, kur viktima ishte gjetur e shtrirë në dhomën ku flinte nëna. Të njëjta burime saktësojnë se kishte qenë nëna, e para që e kishte gjetur vajzën të mbytur në shkumë dhe pa ndjenja. Menjëherë më pas kanë qenë të afërmit e vajzës që e dërguan urgjent në spitalin rajonal të Beratit. R.Gj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›