E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me procesin e Aqif Efendiut rikthehet kujtesa për qëndresën kundër asimilimit në Sanxhak e Pazarin e Ri

17-09-2013 / Nga Ismet Azizi

Gjykata e Lartë në Pazarin e Ri (Novi Pazar) do ta shqyrtoj kërkesën e prokurorisë që , në procesin e rehabilitimit Acif Effendiut, të zgjidhë çështjen dhe të vërtetohen faktet  që ai është i vdekur. Pazari i Ri - Avokati  Këshilli Kombëtar Boshnjak Emir Fetahovic tha për Radio Sto Plus se ata në seancën e djeshme paraqitën një kundërargument për vdekjen e Acif efendi Blytës e që është një e vërtetë e njohur historike që ai u ekzekutua publikisht dhe se nuk ka asnjë mundësi që ai të jetë gjallë. "Gjithashtu në procesin e rehabilitimit të Mehmeti Çelexhiqit, i cili është  dënuar në të njëjtin gjykim si Acif Effendiu, gjykata nuk kërkoi faktet se a është i vdekur. jemi thirrur edhe në këtë praktikë gjyqësore sepse konsiderojmë se vërtetësia e vdekjes me ligj nuk është e përcaktuar dhe së ky fakt nuk do nuk duhet të jetë pengesë i procesit të rehabilitimit" tha Fetrahoviq. Ai shtoi se Gjykata e Lartë pritet që deri në fund të këtij muaji të vendos për propozimin e prokurorit për konfirmimin e fakteve që Aqif Blyta është i vdekur. Fetahoviqi  nuk mundi të specifikojnë se sa do të zgjatë rehabilitimi i Acif Blytës sepse kjo do të varet kryesisht nga numri i dëshmitarëve, dëshmive dhe dokumenteve që do të shfrytëzohen në këtë proces. Kërkesë për rehabilitimin e Acif Effendiut, sipas ligjit të vjetër për rehabilitim, e ka ngritur KKB  (Këshilli Kombëtar Boshnjak) në vitin 2006, e që pas heqjes së këtij ligji dhe miratimit të ligjit  të ri, kërkesa është ripërsëritur vitin e kaluar. Roli Acif Effendi, një nga liderët e atëhershëm të Xhemijetit dhe të deputetit në Parlamentin e Mbretërisë së Jugosllavisë, rolin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, qarqet e ndryshme në Serbi kanë qendrim anmiqësor sikurse pushteti i dikurshëm komunist i cili e ekzekutoi duke e shpallur armik të popullit. T’i përkujtojmë lexuesit se Aqif Blyta (1887 - 21.01.1945 - kur edhe u ekzekutua nga OZNA), me prejardhje nga Gjakova, populli i Sanxhakut dhe më gjerë e njohin si Aqif Efendia, është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendia, i cili kishte përkahjen e pakursyer të Shaban Polluzhës dhe luftëtarëve të tij, është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike. Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Haqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërhequr nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tërë Sanxhakut me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Haqif Blyta me ushtrinë e tij te formuar dhe me ndihmën e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovar nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët. Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›