E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano befasohet me rolin e qendërmbrojtësit

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka pranuar se kurrë nuk kishte imagjinuar se do të luan si qendërmbrojtës një vit pas transferimit të tij në klub nga Liverpooli.

Mascherano, u bë idhull i tifozëve për angazhimin e tij të madh në mbrojtje përfshirë barazimin pa gola me Sevillan të shtunën.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar këtë, të luaj si qendërmbrojtës vetëm një vit pas ardhjes këtu, një finale të Ligës së Kampionëve, finale e Kupës. Kur shikojë si më ka aktivizuar trajneri, ai duket se më preferon në qendër të mbrojtjes në vend të mesfushës. Ndoshta kjo ndodh për shkak të lëndimeve që kemi mbrapa” tha Mascherano për Barca TV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›