E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin në Francë

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, po qendron sot për vizitë në Paris, për të biseduar me presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, e më pas ai hapi edhe një ekspozitë të madhe në Paris.

Të enjten në mbrëmje, Putin u takua edhe me kryeministrin e Francës, Fransoa Fillon.

Bisedimet e Putinit me udhëheqësit francezë u përqendrua në në bashkëpunimin mes dy vendebe në fushën e energjisë, sektorët e hapësirës dhe aviacionit, si dhe përpjekjet e Moskës për të blerë luftanijen franceze “Mistral”.

Nëse arrihet pajtimi, do të ishte kjo hera e parë herë që një luftanije e prodhuar në një vend të NATO-s t’i shitet Rusisë.

Para vizitës, Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve franceze që t’i bëjnë trysni Putinit, në lidhje me vrasjet e gazetarëve që ishin kritikë të Kremlinit, si dhe për krimet raciste dhe torturat në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›