SHBA me trysni shtesë ndaj Iranit
SHBA-ja dhe aleatët e saj po marrin masa të tjera për të ndaluar programin bërthamor të Iranit, pasi të mërkurën Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rrethin e katërt të sanksioneve kundër Teheranit.
Pas miratimit të sanksioneve nga OKB-ja, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se hapi i ardhshëm i administratës së Barack Obamës është që të bashkëpunojë me ligjvënësit amerikanë dhe aleatët në gjithë botën, për të vazhduar trysninë ndaj Iranit.
Ai tha se kjo trysni përfshin sanksione të njëanshme të SHBA-së, krahas sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Sanksionet e OKB-së nuk janë një plumb magjik. Ekzistojnë hapa të caktuar që mund të marrim si qeveri dhe ne e kemi bërë këtë. Ekzistojnë hapa që Kongresi do të marrë, si pjesë e qeverisë sonë. Ekzistojnë hapa që BE-ja dhe aleatët tanë në gjithë botën mund të marrin. Madje ne po punojmë me Kongresin amerikan, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, për të miratuar një projekt-ligj, që me sa di unë tani po diskutohet”, tha Gibbs.
Të dy dhomat e Kongresit amerikan duhet të bien dakord për një version të vetëm të projekt-ligjit, para se ai t’i mbërrijë presidentit Barak Obama për firmën e tij, që e kthen në ligj.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara do të vënë në shënjestër industrinë e naftës të Iranit.
Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për çështjet e jashtme, Howard Berman tha se Kongresi do të miratojë projekt-ligjin për sanksionet para fundit të këtij muaji.
Udhëheqësit evropianë pritet të bien dakord javën e ardhshme për zbatimin e sanksioneve kundër Iranit, që kanë në shënjestër bankat dhe kompanitë e sigurimeve të Iranit. Diplomatë të Bashkimit Evropian thonë se votimi përfundimtar mund të zhvillohet në muajin korrik.
Gibbs tha se edhe sanksionet e BE-së do të përbëjnë një deklaratë të rëndësishme.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe aleatët tanë për të krijuar dhe vazhduar koalicionin që kemi për t’i treguar botës se sa me seriozitet e marrin ne të gjithë programin bërthamor të Iranit”, tha ai.
Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rrethin e katërt të sanksioneve kundër Iranit për programin e tij të debatueshëm bërthamor.
12 nga 15 vendet anëtare të Këshillit votuan në favor të rezolutës. Brazili dhe Turqia votuan kundër, ndërsa Libani abstenoi.
Rusia dhe Kina, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, votuan në favor të sanksioneve, pasi SHBA-ja i siguroi ato se rezoluta e OKB-së nuk do të dëmtonte aftësitë e tyre për të vazhduar tregtinë me Iranin.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se një marrëveshje për t’i dërguar Iranit raketa S-300 tokë-ajër nuk do të ndikohet nga sanksionet e reja.
Por gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi Robert Gibbs përmendi një njoftim të agjencisë ruse të lajmeve Interfax, e cila citoi një zyrtar të agjencisë ruse, që mbikëqyr shitjet e armëve të ketë thënë se Moska do të anulojë kontratat për shitjen e raketave.
“Rezoluta, në formën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i bën thirrje të gjitha shteteve që të tregohen vigjilente dhe të përmbajtura në çdo lloj shitje armësh që janë të ndaluara. Dua të vë në dukje se gjatë 18 muajve të fundit rusët nuk kanë transferuar sistemin që u kishin premtuar iranianëve, madje ka njoftime që lenë të kuptohet se rusët nuk kanë në plan ta bëjnë këtë transferim edhe në të ardhmen”.
Rusia nënshkroi një kontratë në vitin 2007 për t’i shitur Iranit raketat, por deri më sot ato nuk i janë dërguar Iranit.
Në anën tjetër, presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad, e quajti Këshillin e Sigurimit “vegël në duart e SHBA-së” dhe tha se sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër programit bërthamor të Iranit “nuk do të kenë efekt”.
Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në panairin botëror Expo, në Shangai.
Në Washington, Obama i bëri thirrje botës që t’i përkrahë iranianët, të cilët po luftojnë për më shumë liri në vendin e tyre.
Thirrja e Obamës u bë në përvjetorin e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Iran, që nxitën protesta dhe përplasje.
Në deklaratën e lexuar në Washington, nga këshilltarët për të drejtat e njeriut të presidentit amerikan, Obama tha se “guximi” i popullit iranian duhet t’i inkurajojë të tjerët në përpjekjet për ta çuar historinë në “kahje të drejtësisë”.