Më shumë gra në drejtim, do të thotë më shumë kontribut për shekullin e ri
Nga Ivana TOMÇO
Shpesh i cilësojnë të brishta, të pafuqishme për të reaguar. Ndonjëherë, rolet që u caktojnë, janë të padukshëm ose dytësorë. Por, jo. Gabohen! Profili i femrës së sotme, asaj të shekullit të 21-të, është ndryshe nga ai që jemi mësuar të përfytyrojmë. Mentalitetet tashmë kanë ndryshuar. Fare natyrshëm konstatojmë se një grua mund të fitojë më shumë para se bashkëshorti i saj. Dhe po aq natyrshëm vëmë re se shoqëria funksionon më mirë që kur përfaqësueset e seksit të ashtuquajtur të brishtë kanë filluar të kenë më shumë pavarësi. Para së gjithash, unë jam gazetare. Të qenit grua, është vetëm njeri prej elementëve të personalitetit tim, i cili plotësohet nga shijet kulturore, opinionet etj. Kështu do të pohonte një nga gazetaret më të njohura të edicionit qendror të lajmeve të një kanali të huaj. Ajo ngulmoi të theksonte se gratë nuk i japin tone femërore lajmit, pavarësisht se mund të jenë më të ndjeshme se burrat në disa aspekte. Natyrisht, edhe burrat, në ditët e sotme, investojnë më shumë në jetën familjare, dhe këtë nuk mund ta mohojmë. Por ata i mbivlerësojnë veprimet e tyre dhe zgjedhin veprimtari të vlerësueshme në shoqëri. Psh: burrat gatuajnë me kënaqësi në fundjavë, por jo gjatë javës. Ata e shoqërojnë fëmijën e tyre në shkollë, por jo në spital. Po cili është imazhi që shfaqet rëndom në reklamat televizive? Më parë në këtë aspekt, shihnim imazhin e gruas-objekt. Aty vazhdimisht shfaqeshin nëna që u servirnin ushqimin fëmijëve të tyre, apo gra që blinin detergjente në supermarket. Këtë vazhdojmë ta shohim edhe sot, por paralelisht femra e sotme shfaqet edhe në universe, më parë të rezervuar për burrat si psh: shërbime bankare, abonime telefonike, informatikë etj. Por, ajo që më shumë se gjithçka duhet të na gëzojë të gjithëve, është se gratë kanë filluar të jenë të suksesshme edhe në drejtim. Ato, që vazhdimisht qenë dhe janë menaxhere të mira të familjeve të tyre, sot menaxhojnë me sukses ndërmarrje, biznese, shkolla, televizione. Përse shpesh në këtë fushë, ato janë më të suksesshme se burrat? Gratë sjellin gjithnjë diçka të re në të gjitha fushat e mendimit dhe të jetës, marrin më shumë në konsideratë aspektet njerëzore, janë më pak të uritura për pushtet dhe para. Ajo që më shumë ka rëndësi për to, është mbarëvajtja e familjes apo e ndërmarrjes. Një grua dhe një burrë nuk i kanë prioritetet të njëjta. Gruaja është më realiste në jetën e përditshme dhe në punë, pasi asaj i është dashur të luftojë më shumë për të arritur aty ku është. Ajo tregohet më e rreptë dhe më kërkuese ndaj bashkëpunëtorëve të saj, sepse e di se ekuilibri mes jetës familjare dhe asaj profesionale, mund të arrihet. Me ëndje kam dëgjuar, në një nga kanalet tona televizivë, rrëfimin e një gruaje shqiptare, artiste shumë e njohur, e cila tregonte rrugën që ishte dashur të ndiqte në jetë, sakrificat e shumta me të cilat i ishte dashur të përballej, e në fund, megjithëse tashmë me dhimbje i duhej të pohonte se po ndahej nga bashkëshorti i saj, deklaronte se do të bënte çishte e mundur që i biri të rritej përkrah të atit. Me të njëjtën endje, kam ndjekur rrëfimin e një tjetër gruaje, drejtuese në një media të rëndësishme, e cila tregonte se sa të vështirë e kish pasur në fillim rrugën e saj, duke qenë se ndodhej në një vend të huaj. Por, ajo që më bëri më tepër përshtypje, ishte se ajo me krenari tregonte se sa i rëndësishëm kishte qenë në një moment të caktuar misioni i saj. Po aq misione të rëndësishme përmbushin çdo ditë mjaft femra anembanë globit, duke kryer shpesh shërbime që do të ishin të vështira për çdo burrë. Gratë janë polivalente. Ato janë mësuar të bëjnë shumë gjëra ne të njëjtën kohë. Ato tregohen më tolerante ndaj femrave, sepse i njohin mirë vështirësitë që ato hasin në jetën e përditshme, u japin më shumë besim atyre dhe u vënë më shumë rëndësi rezultateve, se sa orareve. Gratë janë më pak karrieriste, nuk kërkojnë domosdo pushtet dhe dominim. E nëse burrat mund të jenë më kreativë, gratë e kanë më të thjeshtë të konkretizojnë idetë e tyre. Shpesh janë më të matura, më intuitive, më të përgjegjshme, më luftarake, më të efektshme dhe më performuese. Po në politikë, ku janë gratë? Burrat vazhdojnë të zënë pjesën më të madhe të vendeve në të gjitha postet-kyç në të gjitha nivelet, në sferat vendimmarrëse në të gjithë sektorët, edhe në politikë. Megjithë punën sensibilizuese në të gjitha nivelet dhe në të gjitha vendet gjatë këtyre viteve të fundit, përsëri, dhjetëvjeçari i parë i shekullit të ri, po mbyllet me konstatimin e trishtë se femrat në politikë janë ende minoritet. Mbledhjet ministeriale, ato të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, janë gjithashtu mashkullore. Përse ndodh kjo? Mendoj se ekzistojnë mjaft pengesa me natyrë sociale, kulturore, ekonomike, juridike, politike dhe personale, që pengojnë pjesëmarrjen e femrave në jetën publike dhe politike. Ndërkohë, në shumicën e vendeve të botës, nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që femrat të përfshihen në politikë. Një nga faktorët pengues është sistemi elektoral, që shpesh i le pak shanse femrave të zgjidhen. Mendoj se një pengesë tjetër mund të jetë fakti që femrat nuk bëjnë pjesë në rrjete dhe organizma shumë të rëndësishëm që ekzistojnë jashtë strukturës së partive. Këto rrjete profesionale dhe marrëdhënie biznesi, janë burim kontaktesh dhe burimesh financiare dhe shpjegojnë më së miri, se përse burrat shpesh janë më të efektshëm se gratë, në aftësinë për të bërë fushatë. Gjithsesi, mendoj se faktorët më të rëndësishëm, janë ata me karakter kulturor. Në shoqëritë tradicionale, femrat në kërkim të pushtetit shihen me sy të keq. Politika konsiderohet si fushë mashkullore ku mund të përdoren të gjitha mjetet për tja arritur qëllimit, përfshirë korrupsionin dhe dhunën. Veç kësaj, shumë zgjedhës mendojnë se burrat janë drejtues më të mirë se femrat. Prandaj, shumë femra hezitojnë të futen në politikë, pasi ky mjedis u duket agresiv. Si përfundim, a mund të jenë femrat të suksesshme edhe në politikë? Si do të ngjante politika me femrat në pushtet? Mendoj se ato sjellin risi edhe në këtë fushë, ngrenë çështje dhe tema të ndryshme. Ato zgjerojnë debatin politik, pasi janë më të ndjeshme ndaj ngjarjeve që ndodhin rreth tyre, më parashikuese, më paqësore, më të durueshme, më të ëmbla e më të buta se burrat. Ato do të ishin më të ndershme, e më pak të disponueshme për të investuar nga burimet e shtetit në blerje armësh, apo veprimtari që nxisin dhunën dhe urrejtjen. Gratë janë më humaniste dhe më të afta për të kontribuar në dobi të së mirës së përbashkët. Pra, shoqëria s mund të përparojë pa to. Burrat mund të përparojnë veç me to. Por, kujdes! Shpesh ato mund të përparojnë edhe pa burrat! Këngëtari dhe kitaristi i njohur amerikan Kurt Cobain, thoshte se gruaja është e ardhmja e rokut Mbase ka pasur të drejtë!.... Muzika rok është një muzikë e lirë,e fortë, antikonformiste, e cila i ofronte dhe i ofron rinisë momente argëtimi, zbavitjeje, gëzimi. E kush mund ta bëjë këtë më shumë se gratë, sot në shekullin tonë të mbushur me konfuzion, kriza, (të shpallura e të pashpallura)? Ndoshta Kurt Cobain mund të ketë qenë vizionar i shekullit të 21-të, derisa parashikoi për femrën një emancipim artistik dhe shpirtëror. Ska rëndësi nëse kjo kalon nga rock-en roll-i, nga muzika pop apo nga çdo lloj muzike tjetër Në shekullin e 21-të, gruaja shprehet. Ajo ekziston.