E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ideohej, skenarizohej e xhirohej filmi Skënderbeu

Copëza kujtimesh dhe shënime nëpër libra nga Gjovalin Luka, njëri ndër ideatorët, organizatorët, kontribuesit dhe konsulentët historikë të filmit  
Qysh nga viti 1947, babai im Gjovalin Luka kishte konstatuar se: Deklarata, të cilën Ismail Qemali, e shkruante më vonë në librin e tij Kujtimet (sidoqoftë me/ose pa dredhimet diplomatike të kohës) se, po ringrinte flamurin e sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë, pasi kishte flejtur për 445 vjet i mbështjellë në palat e tij , duhej të konfrontohej me realitetin historik të 1912, por edhe me atë të viteve 1462-1464. Gjovalin Luka kishte vërejtur se I. Qemali kishte pasur parasysh datën e vdekjes së Gj. K. Skënderbeut, sipas M.Barletit, të cilin ndoshta e kishte njohur diçka nga botimet e rilindësve dhe nga botimet të Albania e Faik Konicës. Gj. Luka kishte mbajtur fjalën zyrtare, me rastin e 35 vjetorit  të Zë vendimit të mëvetësisë më 1947 dhe duke u parapërgatitur me atë rast kishte fituar mjaft njohuri. Ndër të tjera, ai ma la mua edhe këtë porosi... Unë e rishtrova çështjen qartë: A ka pasur ndonjëherë ndonjë moment historik, sado minimal, kur realisht Gj.K. Skënderbeu mund të ishte proklamuar si Mbreti sovran i albanëve dhe i epirotëve? Pasi i rishqyrtova të gjitha pasazhet e nënvizuara, të dyshuara, mua po më rezultonte, se kishte diçka në Vatikanin mesjetar që kishte synuar që kjo çështje të mbyllej e të mbetej e errët! Ndërkaq, duke arritur te shekulli XX, dukej se gjithashtu kishte edhe një vetëdije dhe një konspiracion të qëllimtë të kastës së lartë monarkiste pan sulltaniste dhe të një pjese serviliste të historiografisë shqiptare të shek XX,  për ta lënë përfundimisht e përjetësisht në gjumin e vdekjes dhe në terrin e ferrit, faktin e pamohueshëm historik se Gj.K. Skënderbeut, realisht i ishte premtuar dhe i ishte akorduar kurora si mbret. Po kështu ishte fshehur e kamufluar, dhe nuk ishte trajtuar fare një britmë e madhe shpirti e popullit tonë, Gj. K. Skënderbeut dhe e vetë M. Barletit! Unë i rreshtova dhe i analizova një për një, një seri pasazhesh të nënvizuara nga babai im, të cilat edhe ishin të stërpërsëritura në librin e M. Barletit (shkurt Historia e Skënderbeut) dhe i konfrontova edhe me dokumentacionet e ndryshme kohore. Kështu, po më rezultonte dhe vërtetohej  e argumentohej se, Princit Gjergj Kastrioti Skënderbeu edhe më përpara, por veçanërisht në kohën e Papës Piu II, i ishte premtuar kurora si Mbret i Albanisë, Epirit, Maqedonisë e Thrakës, për më tepër nga vetë Selia e Shenjtë dhe nga Lidhja Italike, i ishte premtuar e ishte folur hapur se, e kishin caktuar paradhënie edhe si Kapiten i Përgjithshëm i Kryqëzatës. Për më tepër akoma, Gj.K. Skënderbeun e kishin projektuar deri edhe si Mbret i Romës së Re, me rastin e fitores së kësaj Kryqëzate, e cila drejtohej kundër pushtimit të zonave të okupuara Evropiane dhe kundra Islamizatës vepruese të halifatit turko-osman. Ngjarjet dhe kontradiktat ndëritalike e ndër evropiane rrodhën si rrodhën dhe kështu dalëngadalë kokoshi ishte reduktuar në një thelë. Në finale, në vitin 1464, Gj.K. Skënderbeut i ishte akorduar kurora vetëm si Mbret i albanëve dhe epirotëve, ndërsa kryepeshkopit Pal Engjëlli i ishte akorduar grada Kardinal. Për tua vendosur mbi kokë kurorën e mbretit dhe festen e kardinalit dhe për të celebruar ritet përkatëse në Durrës, siç ishte tradita mesjetare e kishës katolike romane ishte ngarkuar personalisht vetë Papa Piu II. A nuk do ta donte e gjithë logjika e mundshme, që Papa që po vinte pikërisht me këtë rast, i kishte planifikuar e parapërgatitur Kurorën e Mbretit dhe Festen e Kardinalit?! Ndërsa ishte duke u i mbingarkuar në Ankona në anije për tu nisur, papritur Papa Piu II vdiq. Kryqëzata, plasi si një tullumbace dhe pati mjaft përfolje dhe akuza për mos organizimin e saj, për shpërdorimin e fondeve, pati edhe akuza cinike për pakënaqësira, vjedhje etj. Posti i Kapitenit të Përgjithshëm të Kryqëzatës i ishte ngarkuar, nga vetë Papa Piu II, dukës së Milanos Françesko Sforca, ndërsa si Mbret i Romës së Re, aspironte të bëhej vetë dredharaku mbreti Ferdinandi i Napolit. Shumë e dëshirueshme do të kishte qenë sikur mbi bazën e një veprimi honorifik dhe retrospektiv kjo kurorë mbretërore ti rikthehej e ti rikonfirmohej heroit tonë nacional alban/shqiptar Gj. K. Skënderbeut. Mirëpo ndodhi që kasta e lartë politike, madje edhe  autoritetet shkencore, si rëndom, e bënë syrin qorr e veshin shurdhër dhe për këtë rast mbajtën një heshtje skandaloze! Padyshim, këtu është rasti që shkaku të thuhet shqip e shkoqur: me sa duket, disa qarqeve të shijeve pan turko-orjentale halifatiste, akoma edhe sot i pëlqen uzurpimi e përvetësimi i paligjshëm i kurorës/alias Përkrenares, mbretërore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i pëlqen legjitimimi si trashëgimi nga mbreti i vetëshpallur i shek XX Ahmet Zogolli I dhe nga trashëgimtarët e tij; disa qarqeve filo-fashiste të Kuvendit, i pëlqen të fshehin me dhelpëri  atë maskaradën e dhurimit të kësaj Përkrenareje (në fakt një kopje nga origjinali) me funksionin e kurorës mbretërore shqiptare, nga një delegacion i përzgjedhur fashistësh shqiptar,  mbretit perandor Viktor Emmanuelit III! Rezultonte se, de facto dhe de jure qysh nga viti 1464, Gj.K. Skënderbeu ishte njohur legjitimist si Mbret i albanëve dhe i epirotëve, por, mbeti pa u zhvilluar vetëm rituali i ceremonisë dhe ndërkaq gradualisht iu ngushtua dhe iu pushtua i gjithë territori i planifikuar i mbretërisë.

Ideja dhe realizmi i filmit Skënderbeu  
Babai im, Gjovalin Luka, një personalitet mjaft i njohur në Shkodër, më 1945, sëbashku me një inxhinier italian, me të vëllain e tij Kol Luka dhe me ndonjë person tjetër, kishte qenë si ideuesi e themeluesi i Radio Shkodrës. Më 1945, ai përkrahu dhe organizoi shfaqjen e dramës Juda Makabedhe shfaqjen e pjesës Bassi fondi të M. Gorkit, nën titullin e përshtatur si Bujtina e të varfërve. Në atë vit, në shtator, ai u transferua në Tiranë. Me përpjekje këmbëngulëse Gjovalini u dha dorën, i ndihmoi, ndërhyri për ti liruar nga birucat, u hapi rrugën dhe i siguroi punë dhe bursa studimi për në vendet e demokracive popullore, shumë e shumë intelektualëve e talenteve shkodrane e jo shkodrane, të cilët ishin vënë në shënjestër ose po përndiqeshin e persekutoheshin padrejtësisht, si  Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daia, Simon Gjoni, Injac  Zamputi, Gjon Karma, Zef Zorba, Viktor Stratobërdha e sa e sa të tjerëve. Por, si rrodhën më pas ngjarjet, kur Gjovalini iu kundërvu fuqimisht kultit të individit të Enver Hoxhës, atë brenda një dite e harruan...   madje pak nga pak më pas edhe të gjitha kontributet filluan tia përvetësojnë, derisa ia zhdukën të gjitha, për të përfunduar gati-gati edhe si një person që nuk kishte ekzistuar fare! Puna shkoi aq në ekstrem e në paradoks, sa çifti Hoxha e cilësoi: Gjovalin Luka, armik hipokrit, gjarpër me këmbë të fshehta, armik me kthetra, element i degjeneruar politikisht, karrierist i tërbuar, njeri i pakorrigjueshëm, person me krime kundra shtetit, kundra partisë dhe kundra kultit të E. Hoxhës, skizofren i papërgjegjshëm etj, ndërsa në Zyrën e Gjendjes Gjyqësore figuron:  Me këtë identitet nuk kemi asnjë të dënuar! (Shih, E. Hoxha, Ditar, 1955-1957, bot. 1987, f 77)   
Edhe ngjau kështu që kjo inercia e këtij mbulimi makabër e ideuar e projektuar nga çifti Hoxha, vazhdoi  edhe në kohën e xhonëve demokratë e socialistë... Zotërinjtë e rinj  kërkonin komprometime, nëpër tribunat e tyre mashtruese populiste, lumpen proletare dhe maloke-fshatare. E shkreta demokraci pluraliste e kishte të paracaktuar nga lart se si duhej të vazhdonte, sipas asaj Katovices shqiptare së Nexhmijes dhe Ramizit...  Babai im Gjovalin Luka, duke qenë fillimisht si Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë së Miqësisë Shqipëri-BRSS (më vonë Shoqëria për Lidhje Kulturore Shqipëri-BRSS), pastaj edhe si kryeredaktori i revistës Miqësia, deri në qershor 1955, ka pasur një rol organizatori, kontribuesi dhe konsulenti, qysh nga ato dokumentarët e parë dhe më pas edhe në filmin Skënderbeu. Ky film, që ne në Shqipëri e njohim me  emrin e shkurtuar  S

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›