Tariq Aziz pro-amerikan
Tarik Aziz, zëvendëskryeministri i Irakut gjatë regjimit të Saddam Husseinit, theksoi se presidenti amerikan, Barack Obama, duhet të vazhdojë t’i mbajë forcat në Irak, pasi tërheqja “do ta linte Irakun në duar të ujqërve”.
Komentet e Aziz u bënë gjatë një interviste, e para që nga dënimi i tij për krime kundër njerëzimit.
Aziz në të njëjtën intervistë tha se i dinte të gjitha sekretet e regjimit të Saddam Husseinit, përfshi dhe atë se nuk ka pasur program sekret të armëve bërthamore në vitin 2003.
Ai shtoi se Bagdadi ka ruajtur një lloj sekreti rreth programit të armëve bërthamore, për të mënjanuar ndonjë sulm të mundshëm nga Irani.