E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Sauk, Dervishi: Planin e bëra vetë


Arrest me burg është masa e dhënë për Luan Dervishin, 25 vjeçari i cili vuri një sasi tritoli prej 600 gramë në një televizor, shpërthimi i të cilit i mori jetën dy personave. Para gjykatës Dervishi ka deklaruar se veprimin e ka kryer vetëm. "E kam montuar vetë minën. Asnjë nga familjarët e mi nuk dinte gjë", ka deklaruar Dervishi.
Luan Dervishi, montoi tritolin në një televizor që e dërgoi si një dhuratë në shtëpinë e Xhevdet Xhebrahimit. Për pasojë mbeti i vdekur shtetasi Xhevdet Xhebrahimi dhe tekniku i televizorit, Luan Brahja. Sipas policisë, Luan Dervishi kreu veprimin për t'u hakmarrë ndaj Xhebrahimit i cili në vitin 1997 i kishte vrarë xhaxhanë, Naim Dervishi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›