E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi në Saukburg pa afat për autorin

TIRANE- Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë, burg pa afat për autorin e shpërthimit në Sauk paraditen e së djelës, ku humbën jetën 2 persona dhe 3 të tjerë u plagosan. Mësohet se autori Luan Dervishi ka qenë i pranishëm gjatë seancës por nuk ka thënë asnjë fjalë.

Ndërkohë prokuroria ka rindërtuar ngjarjen duke theksuar se Dervishi ka shkuar në një pikë nënkontraktore të kompanisë Digitalb, ka blerë një abonim tre mujor dhe një dekoder satelitor në të cilin montoi një sasi të konsiderueshme tritoli. Ai është paraqitur me identitet të rremë i ka mashtruar duke u thënë se këto pajisje do ti blejë për të bërë dhuratë për mikun e tij. Ai u ka kërkuar të kontaktojnë me Xhevdet Xhebrahimin sikur ai kishte fituar një llotari në lidhje me këtë pajisje. Sapo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dekoderi ka shpërthyer duke lënë të vdekur të zotin e shtëpisë dhe kushëririn e tij ndërsa mbetën të plagosur familjarët e tjerë dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në banesë.

Synimi i këtij veprimi ishtë hakmarrja ndaj vrasjes së xhaxhait të tij nga viktima Xhevdet Xhebrahimin, e ndodhur 13 vite më parë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›