E Diel, 1 Nëntor 2026

Milionat për lobimin antikombëtar s’mbulohen me falsifikime

Firma amerikane përgënjeshtron njoftimet për një marrëveshje që PD paska nënshkruar me të, me përfaqësues Fatos Nanon. Deklarata zyrtare konfirmon marrëveshjen e PD me kompaninë, për mbështetjen e aspiratës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO
PD: Rama po kërkon të fshehë gjurmët e punëve antishqiptare që paguhen me lekët e bashkisë

Edi Rama u akuzua pak ditë më parë për një aferë të errët që kishte firmosur me një kompani amerikane, me qëllim promovimin e kauzës së opozitës në SHBA, duke ekspozuar Shqipërinë si vend me liri dhe demokraci të cunguar. ç’ka do të thotë, errësim i atij imazhi të ndërtuar që nga anëtarësimi i vendit në NATO dhe deri te aplikimi për statusin kandidat në BE. Por menjëherë pas publikimit të kësaj “kontrate”, Edvini u kundërpërgjigj, duke falsifikuar disa dokumente dhe vënë ato në favor të pazareve mediatike. Vegimet endacake dhe irracionale, kanë mbushur sloganet e rëndomta të opozitës së Edvinit, por nuk mund të fshehin dot fatet e xhaketave të vjetra enveriste, kur këto të fundit blasfemojnë përditë kundër vendit. Psikoza për të snobuar aspiratën euro-atlantike të Shqipërisë dhe njëherazi kuadrin ligjor e institucional të shtetit, nuk është gjë tjetër veçse ankthi i një “përbindëshi” politikisht të paskrupullt, që synon me çdo kusht të cenojë lirinë e shqiptarëve dhe ta verë atë në shërbim të putrave të regjura bllokmeno-moniste.
Përgënjeshtrimi i “Prime Policy Group”: “Mbështetëm lidershipin e Berishës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO/“Ka ardhur në vëmendjen tonë një histori e mediatike ku pretendohet se BKSH & Associates Worldwild (Aktualisht grupi kryesor i Politikës) ka punuar me Fatos Nanon, në kuadër të marrëveshjes së mbështetjes që kemi pasur me Partinë Demokratike. Sqarojmë se kjo deklaratë është e rreme dhe për detaje mund të themi se as kemi punuar me të, e as për Fatos Nanon. Tematikës së cilës i referoheni ju, kishte të bënte me Partinë Demokratike për të mbështetur liderin e saj dhe kryeministrin Sali Berisha, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ne e vlerësojmë fort punën dhe udhëheqjen e kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij në qeveri, në këto përpjekje të suksesshme”, përfundon përgënjeshtrimi zyrtar i firmës amerikane, drejtuar gazetës që publikoi dje lajmin, por edhe të gjitha mediave të tjera të interesuara.
Reagimi i PD: Rama kërkon të fshehë gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit/Partia Demokratike hodhi poshtë sot pretendimet e ngritura nga një e përditshme shqiptare ku pretendohej se Nano është kontakti i PD-së për lobing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një deklarate për shtyp, PD sqaron se gjithçka është e gënjeshtërt dhe fatkeqësisht viktimë e kësaj fushate të shëmtuar ka rënë edhe Gazeta “Panorama”, me burim kryesor qarqet e ngushta të Edi Ramës, i cili po përpiqet të fshehë gjurmët e një afere të rëndë kundër interesave të Shqipërisë. “Partia Demokratike përgënjeshtron shkrimin e botuar sot më dt. 15 Qershor 2010 në gazetën Panorama me titull “Nano kontakti i PD për lobing në SHBA”...
është fare e qartë se kjo gënjeshtër, viktimë e së cilës ka rënë edhe Gazeta Panorama, me burim qarqet e ngushta rrotull Edvin Ramës, ka pasur qëllim tërheqjen e vëmendjes të publikut pas daljes në dritë të skandalit mes Partisë Socialiste dhe një kompanie lobingu amerikane, që është nënshkruar nga kryeadministratori i Bashkisë së Tiranës.
Më tepër se përfshirjen e çuditshme në këtë marrëveshje, Edvin Rama me sa duket po kërkon të fshehë gjurmët e një lobingu kundër interesave të vendit dhe të një afere që implikon zhdukjen e fondeve publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interes të Partisë Socialiste” - thuhet në deklaratën për shtyp të PD.
Selia blu nënvizon gjithashtu se e vetmja kontratë e nënshkruar nga kjo forcë politike është ajo për anëtarësimin e vendit në NATO. “Kontrata është ligjore dhe transparente si drita e diellit dhe se qëllimi i saj ka qenë lobimi për anëtarësimin e vendit në NATO. Gjithashtu kontrata në të gjithë termat e saj është nënshkruar dhe negociuar nga zyrtari përgjegjës i Partisë Demokratike z. Flamur Noka. Duke ruajtur të palëkundur respektin për lirinë e shtypit dhe të shprehjes në Shqipëri, besojmë se gazeta “Panorama” do të bëjë përgënjeshtrimin e shkrimit të botuar në numrin e sotëm të saj. Partia Demokratike vë në dispozicion kësaj gazete dhe çdo medieje tjetër marrëveshjen origjinale, gjë të cilën Edvin Rama nuk guxon ta bëjë” - thuhet më tej në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›