PD: Rama të japëllogari për cdoqindarkë të grabitur
TIRANë-Partia Demokratike akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për shpërdorim të taksave të qytetarëve për të paguar pjesëmarrësit në mitingje.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD Erla Mëhilli, theksoi se Rama duhet të japë llogari për cdo qindarkë të grabitur.
“Këto ditë Edvin Kristaq Kriza dhe pinjollët e bllokut u kapën me presh në duar pasi kanë vjedhur dhe shpërdoruar taksat e qytetarëve të Tiranës për të paguar mitingashë, për të paguar ujin dhe ushqimet e kampingut 19 ditor para kryeministrisë apo shpifjet dhe deklaratat raciste kundër shqiptarëve ndërkohë që nga ana tjetër keqpërdorin mediat e lira të vendit me dokumente të falsifikuara në të cilat, njeriu që jeton dhe është i mbrojtur vetëm me kultin e armikut, nxori dhe ish-kryetarin e Partisë Socialiste si sekretar të Partisë Demokratike”, u shpreh Mëhilli.
Ndërkohë Partia Demokratike i “deklaron Ramës se do të japësh llogari për çdo qindarkë që u ke grabitur qytetarëve të Tiranës dhe se të gjitha mekanizmat ligjore do të përdoren për të të dhënë përgjigjen që ti meriton si shtyllë kryesore e korrupsionit në Shqipëri.”
(e.n/BalkanWeb)