E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama gënjen vetveten, beson lajmet që shpik vetë

Skadon gënjeshtra për “ultimatumin 1”, “ultimatumin 2”, në pritje të gënjeshtrës së radhës për “ultimatumin 3”

Habi të madhe ka shkaktuar dje dalja publike e Edi Ramës para gazetarëve. Habia qëndronte më tepër të fakti se Edi Rama doli kur nuk pritej. Më saktë ai pritej të shfaqej te Aeroporti i Rinasit, duke u nisur për një udhëtim te Restorant “Crocodile”, në Strasburg, sepse kështu kishte zhurmuar për ditë e ditë me radhë. Biles, biles, edhe dje, mediat e kontrolluara prej tij besonin vërtetë se një takim me ndërmjetësi midis Berishës e Ramës do të zhvillohej këtë javë. Por, sikurse rrodhën ngjarjet e djeshme, gënjeshtra e servirur dhe e besuar nga vetë Rama, pasi prej disa ditësh bëri xhiro të paparë mediatike, bashkë edhe me dëshirën për të besuar nga vetë mediat gënjeshtrën e radhës të Edi Ramës, dje u zhvlerësua. Një përgjigje e Edi Ramës për një tryezë të dytë në Restorantin “Crocodile” e tipit “deri në këtë çast që flasim nuk kam asnjë konfirmim të kësaj natyre”, bashkë me zhgënjimin e mediave, “i vuri kapakun”, edhe dëshirës së Edi Ramës për të besuar gënjeshtrën e tij.
Në respekt të kronologjisë së gënjeshtrës së artikuluar nga Edi Rama, të besuar po nga vetë ai, të artikuluar e besuara edhe nga mediat e kontrolluara prej tij që pas takimit te Restorant “Crocodile” në mesnatën midis 20 dhe 21 majit të këtij viti, ndërsa ai (Edi Rama) “e kishte kapur në ajër” mesazhin që para se të nisej në Strasburg për deri sa i nxori nga ngujimi deputetët dhe militantët e partisë, afër mendsh atij i duhej një alibi kur të kthehej pas dushit që i dhanë te “Crocodile”. Ndërsa zhvillimet politike morën rrjedhë normale, pas zhurmës për dietat e papaguar të deputetëve të PS-së, ata, si pa u ndjerë, dhe “me bisht në shalë”, ju rikthyen jetës normale parlamentare, sigurisht në këmbim të përftimit të pagës dhe dietave të plota.
Edi Rama vetë, që s’kishte problem me pagat, dietat apo edhe shpërblimet, ndërkohë, kishte merakun për të bindur anëtarësinë dhe militantët e partisë, për atë që ata nuk duan të kuptojnë, se që pas darkës te Restorant “Crocodile”, ai mori asgjë më shumë në Strasburg, se konfirmimin e paradhënies së mbrëmjes së daljes nga ngujimi i deputetëve e militantëve të PS-së. Dhe për këtë, filloi të artikulonte vetë dhe të amplifikoante me ndihmën e mediave të veta, “ultimatume”, për një tjetër darkë te “Crocodile”. Sigurisht, gjithkujt prej nesh do t’ia kishte ëndja, të na vinin “ultimatume”, për të na ftuar në mënyrë të detyruar në darka, por rasti i Edi Ramës, ndryshon. Me zhurmime për “ultimatume” dhe fatet dy javore, të “skadimit” të tyre, skadoi edhe gënjeshtra e Edi Ramës. Dhe në dy javët e para të pas darkës te “Crocodile”, Edi Rama i cili jo që nuk dëshironte realisht një darkë të dytë, por dëshironte të harronte edhe të parën, gjithsesi ia doli ta shtyjë përballë anëtarësisë dhe militantëve të PS-së, duke arritur ti “mbajë varur” (për dy javë) me gënjeshtrën se gjasme ishte rënë dakord për hapjen e kutive të materialeve, por se po diskutohej për kutitë e fletëve të votimit...
Kaluan dy javë dhe që jo kuti materialesh nuk u hapën, por Edi Rama harroi edhe kutitë e fletëve të votimit. Ka ditë e ditë me radhë, që ai e ka hequr nga fjalori i tij emrin “kuti”, por jo merakun për të bindur anëtarët dhe militantët e partisë se “beteja për votën vazhdon”. Për këtë, thirri sërish “nën armë” mediat e kontrolluara prej tij dhe sajoi “ultimatumin 2”, i cili në ndryshim nga i pari, deri para një jave, nuk kishte afate të tipit “dy javorë” . Ndërsa që para një jave, filloi të marrë legjitimitet një tryezë e dytë te “Crocodile”, dje u mor vesh se edhe skadimi i gënjeshtrës së radhës së Edi Ramës. Vetë Edi Rama e pohoi me gojën e tij “moskonfirmimin” e kësaj tryeze.
Me sjelljen e tij, pas kronologjisë së postdarkës te “Restorant “Crocodile” në Strasburg, Edi Rama, ka demonstruar vetëm dëshirat e veta. Këto dëshira, ka arritur t’i kthejë në lajme dhe nga lajmet nis përpunimin sikur i sjell, apo i vijnë në formë mesazhesh nga dikush tjetër…, sigurisht ky nuk kishte si të mos ishte një “ndërkombëtar”. Nga ana tjetër, që pas darkës te “Crocodile” i Strasburgut, Edi Rama përveçse po e kthen pretendim-procesin e tij në anakronik, po demonstron staturën e një politikanit më të plakur në Shqipëri, pse jo edhe të një politikani pa alternativa e pa vizion. I bindur se me tryezën te Restorant “Crocodile”, u mbyll zhurmnaja dhe pretendimi i tij për zgjedhjet, Edi Rama gjendet tashmë në hall, sepse i duhet të zbusë para anëtarëve e simpatizantëve të partisë që drejton, sjelljen nëntë mujore “në vend numëro”. Për këtë, nuk kushtet e “shterpësisë” për alternativa e argumente, nuk und të mos evidentohet “pjelloria” e tij, për sajesa gënjeshtrash mediatike, ku të gjithë janë në pritje se çdo të përmbajë “ultimautimi 3”, pse jo edhe cilat do të jenë afatet e këtij ultimatumi të mundshëm...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›