400 monitorues për zgjedhjet
19/05/2005 Deklarata ODIHR
Zyra e OSBE-s për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR, ka caktuar Misionin për Vëzhgimin e Zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që do të zhvillohen më 3 korrik. 15 shtetet pjesëmarrëse në OSBE janë prezente në Mision, 12 ekspertë për zgjedhjet ndodhen në Tiranë dhe gjatë kësaj jave 25 vëzhgues afatgjatë do të dërgohen në rajone. Jorgen Grunnet, i cili drejton Misionin e ODIHR-it, tha se “zhvillimi i zgjedhjeve demokratike, te të cilat votuesit duhet të kenë besim, është përgjegjësi e përbashkët e autoriteteve shqiptare, partive politike e medias dhe e shoqërisë civile. Roli ynë mbetet i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme: të vëzhgojmë këtë proces dhe të raportojmë mbi të. ODIHR do të vlerësojë procesin e zgjedhjeve në tërësi në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike dhe legjislacionin kombëtar, duke u përqëndruar në mbajtjen e drejtë të fushatës zgjedhore, kuadrit legjislativ e zbatimi i tij, situata e medias, punën e administrimit të zgjedhjeve dhe të organeve qeveritare përkatëse dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me zgjedhjet. Pak para datës së votimit, 3 korrik, ODIHR ka kërkuar nga shtetet pjesëmarrëse në OSBE të dërgojnë 400 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë. Ata do të vëzhgojnë në skuadër prej 2 personash, duke monitoruar hapjen e qendrave të votimit, votimin, numërimin e votave dhe pasqyrimin e rezultateve në të gjitha nivelet. ODIHR ka vëzhguar një sërë zgjedhjesh në Shqipëri, duke përfshirë këtu zgjedhjet parlamentare në 2001 dhe zgjedhjet lokale në 2003. Misioni i ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve operon veçmas nga Prezenca e OSBE-s në Shqipëri, drejtuar nga ambasadori Pavel Vacek, i cili do të vazhdojë aktivitetin e tij sipas mandatit ekzistues.