E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prezantohet në Vorë kandidati i PD–së, Astrit Patozi

19/05/2005  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë dje në Vorë, ku ka prezantuar kandidatin për deputet të zonës 44, Astrit Patozi. Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje elektoratit të Vorës të votojnë në kandidaturën e Patozit, ndërsa në listën shumemërore të votojnë për aleatët e PD-së. „Kundërshtari i Patozit të vij këtu të laj borxhet, pastaj të kërkojë votat tuaja. Ju bëj thirrje të gjithëve që të gjitha votat në listën njëemërore të shkojnë për Astrit Patozin, ndërsa votat në listën shumemërore të shkojnë për aleatët tanë. Unë dorëzova në parlament amendamentin anti-Dushk, por ata e hodhën posht, sepse ata mendojnë se do të shpëtojnë për të futur në parlamentët Gjinushët dhe Çaushët”, tha Berisha. Vetë kandidati i zonës numër 44, Astrit Patozi, premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm i elektoratit të Vorës në parlament. “Unë ju premtoj se do të jem zëri juaj i fuqishëm në parlament në qeverinë e ardhshme dhe në ccdo zyrë publike. Unë ju premtoj se do të mbështes ccdo projekt kombëtar dhe rajonal në favor të kësaj zone. Ju duhet të votoni për partinë që ka vullnetin për të bërë ndryshimin e madh në vend. Në projektin tonë të ndryshimit janë të gjitha kërkesat tuaja për infrastrukturën dhe zhvillimin e bujqësisë, për furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Intelektualët e Vorës, Prezës, Laknasit do të kenë derën e hapur në administratën e ardhshme të PD-së”, tha Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›