PAMECA ndihmë policisë për administrimin e zgjedhjeve
19/05/2005 Policia e shtetit kërkon bashkëpunim me komisionet zgjedhore
Krerët e misionit PAMECA kanë vlerësuar rëndësinë e trajnimit të forcave të policisë në garantimin e zgjedhjeve, që do të mbahen më tre korrik. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bajram Ibraj, i shoqëruar dhe nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Menaxhimin Operacional, Kryekomisar Dashnor Kaja dhe këshilltari pranë Ministrisë së Rendit Publik për Burimet Njerëzore, Alain Moir, nga Misioni PAMECA, vëzhguan nga afër masat e marra dhe punën përgatitore të bërë nga kjo drejtori për procesin zgjedhor 2005. Sipas të dhënave, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë për periudhën janar-maj 2005 janë marrë masat dhe janë realizuar me sukses për nga ana e rendit dhe sigurisë publike 42 tubime e takime të ndryshme. Ibraj vlerësoi se “Policia e Shtetit ka një pozicion të rëndësishëm në këtë proces zgjedhor nga ana jonë do të synohet, jo vetëm ruajtja e standardeve të vitit 2003, por edhe rritja e këtyre standardeve në drejtimin profesional”. Ibraj ka theksuar se, sikurse dhe gjatë punës së bërë e masave të marra për sigurinë e Lojërave Olimpike, Athina 2004, me misionin PAMECA, edhe në këto zgjedhje do të jemi së bashku në të gjitha çështjet e bashkëpunimit që do të kemi.
Ndërkohë, Moir, duke shprehur mbështetjen e Misionit Policor PAMECA, si në aspektin e asistencës teknike e ligjore, trajnues, ashtu dhe në atë logjistik, tha se “data 3 korrik është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi sytë e të gjithë botës do të jenë të drejtuar në Shqipëri. Trajnimi i punonjësve të policisë, të cilët do të jenë në shërbim ditën e zgjedhjeve, është një iniciativë tepër e mirë, pasi zgjedhjet e lira janë baza e një shteti demokratik”, deklaroi Moir. Policia e Shtetit kërkoi edhe bashkëpunim korrekt dhe konkret me Komisionet Zonale Zgjedhore, me strukturat e Pushtetit Vendor dhe me subjektet politike, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe pa probleme për rendin dhe sigurinë publike, duke u bazuar në kërkesat e Kodit Zgjedhor, detyra këto të cilat janë vlerësuar të domosdoshme për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.