Më të mirë për biznes

Kompania telekomunikuese IPKO të martën ka lansuar fushatën që i dedikohet të gjitha bizneseve në Kosovë, të cilat vazhdojnë të përfitojnë nga komunikimi tejet i lirë kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes bisedave me 0 euro brenda ekipit të tyre të biznesit, tarifave të ulëta në roaming me rajonin dhe BE-në dhe rrjeti më i shtrirë dhe më stabil në vend, thuhet në një njoftim nga kjo kompani.
Me ofrimin e pakove të personalizuara dhe çmimeve të volitshme për biznese të vogla dhe të mëdha, kompania IPKO e ka ndryshuar mënyrën se si bizneset kosovare tani komunikojnë me punëtorët, bashkëpunëtorët, apo edhe familjet e tyre, çoftë me pakot për biznes, ato pre-paid ose post-paid.
IPKO për të parën herë ka ofruar në treg, komunikim të pakufizuar me 0 euro në minutë mes ekipeve të biznesit, dhe tarifa më të ulëta për çdo thirrje jashtë këtij ekipi.
Për më tepër, kompania telekomunikuese IPKO është operatori i vetëm mobil në Kosovë, i cili e ka një çmim unik dhe të standardizuar në roaming, me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, çmime këto deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit.
Të gjithë afaristët kosovar të cilët përdorin shërbimet e telefonisë mobile IPKO mbesin në kontakt të pandërprerë me punëtorët dhe partnerët e tyre të biznesit në Kosovë dhe jashtë saj, duke përdorur shërbimin e ofruar GPRS (internet në telefon mobil) i cili u lejon atyre qasje në internet, e-maila, dhe të dhëna tjera të rëndësishme për biznesin e tyre.
Për më pak se dy vite operimi, kompania telekomunikuese IPKO ka arritur të mbulojë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit, që aktualisht është niveli më i lartë i mbulueshmërisë me rrjet të telefonisë mobile në Kosovë.