Plaçkitje me armë zjarri në PTK

Është plaçkitur me armë zjarri, pika e shitjes së PTK-së në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Plaçkitja ndodhi sot (e martë), rreth orës 11:30 nga persona të panjohur, të cilët të armatosur kanë hyrë në lokalet e PTK-së. Përveç dëmeve materiale, janë marrë edhe të holla, shuma e të cilave ende nuk është konfirmuar, thuhet në një njoftim të PTK-së.
Përpos shqetësimeve të shkaktuara tek punëtorët prezent, nuk ka patur të lënduar.
Policia dhe ndihma e parë menjëherë kanë ardhur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar.
Kjo nuk është hera e parë, që pikat e shitjes së PTK-së, po plaçkiten, andaj PTK kërkon nga organet kompetente që të ndihmojnë në ruajtjen e pasurisë dhe kapjen e personave përgjegjës, thuhet më tej në njoftimin e PTK-së,