19 kosovarë me grip të derrit

(Update) Rritet numri i personave të prekur nga gripi i derrit në Kosovë. Zyrtarët më të lartë të institucioneve shëndetësore në Kosovë, konfirmuan sot se 19 persona janë prekur nga ky virus.
Kështu, përveç 6 rasteve të mëhershme, janë konfirmuar edhe 2 raste të fundit të shtetasve kosovarë, të nacionalitetit shqiptar, të prekur nga virusi A/H1N1.
Njëri prej këtyre personave, i datëlindjes 1961 nga Prizreni, është në gjendje të rëndë dhe ndodhet i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, duke u mjekuar me medikamentin Tamiflu.
Ndërkohë, rasti tjetër, sipas informacioneve jozyrtare, është biri i një mjeku nga Prishtina.
Përveç këtyre 8 rasteve, zyrtarë të MSH-së konfirmojnë se janë edhe 8 persona të tjerë, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb që janë bartës të këtij virusi.
Ata ndodhen të shtrirë në spitalin e veriut të Mitrovicës. Nëse këtij numri i shtohen edhe 3 rastet e mëhershme të serbëve të prekur me AH1N1, atëherë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 19 persona.
Alush Gashi, ministër i Shëndetësisë, apelon te qytetarët e vendit që të mos bien në panik, por ti kushtojnë rëndësi së madhe higjienës personale e kolektive dhe ajrosjes së ambienteve.
Ai sqaron se ministria ka marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kurse ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, tha se dikasteri që ai drejton, në bashkëpunim të ngushtë me MSH-në dhe në varësi të gjendjes në terren, do të marrë masa, qoftë edhe për mbylljen e ndonjë shkolle.
Kjo për faktin se në sistemin arsimor të vendit, llogaritet të jenë rreth gjysmë milioni nxënës dhe studentë.
Infektologët tregojnë se në ambiente të tilla, duhet të rritet niveli i higjienës dhe të bëhet ajrosja sa më e mirë ambienteve, për shkak se virusi i gripit nuk është shumë rezistent në ajër të ftohtë.
GRIPI FRIKËSON RAJONIN
Javëve të fundit është shënuar një aktivitet në rritje i përhapjes së gripit të derrave në rajonin e Ballkanit. Si pasojë është shtuar edhe numri i viktimave. Përderisa frika është në rritje s sipër, disa nga shtetet e rajonit kanë filluar me hapat e parë preventivë. Të tjerat ende po i numërojnë rastet.
107 të infektuar në Maqedoni
Gjithsej 107 raste të konfirmuara laboratorike të të sëmurëve nga gripi të derrave janë regjistruar në Maqedoni nga fundi i qershorit deri më 9 nëntor.
Sipas Institutit për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurëve 91 (gjegjësisht 85 përqind) janë banorë të Shkupit, ndërkaq 2 raste regjistruar në Koçanë, kurse nga një në Kumanovë, Shtip dhe Strugë. Pjesa tjetër e rasteve të konfirmuara të të sëmurëve nga gripi i derrave janë 11 shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni.
Numri më i madh i të sëmurëve janë nxënës të moshës 16 vjeçare (10.3 përqind) dhe 17 vjeçar e(10.3 përqind). Në grupmoshën mes 10-24 vjeç hyjnë rreth 68.2 përqind të rasteve të konfirmuara laboratorike.
Nxënës, para së gjithash të shkollave të mesme, por edhe ata të shkollave fillore janë 38 prej rasteve të konfirmuara (rreth 35 përqind), ndërkohë që rastet e të sëmurëve janë regjistruar në shtatë mjedise dhe në katër shkolla fillore në territorin e Komunës së Shkupit.
Numri më i madh i nxënësve të sëmurë (21) janë nga shkolla e mesme hoteliere Lazar Tanevski, në Shkup. Të gjithë të sëmurët, me përjashtim të njërit, kanë qenë në shëtitje në Kushadasi të Turqisë, dhe ata janë sëmurë pas kthimit në Maqedoni.
Aktualisht, laboratorin për diagnostifikime virusologjike të Institutit për Shëndet Publik, për testim laboratorik presin 39 mostra nga raste të dyshimta të gripit të derrave.
Në Serbi, vaksina arrin më 10 dhjetor
Gjatë kësaj jave Serbia do të nënshkruaj kontratën me kompaninë zvicerane Novartis, për blerjen e tre milionë dozave të vaksinës kundër gripit të derrave. Sasitë e para, rreth 500,000 doza në Serbi pritet të vijnë qysh më 10 dhjetor. Pjesa e mbetur e vaksinave, rreth 2.5 milionë doza, do të dërgohet me tri herë, në janar, shkurt dhe mars.
Vaksina do të jetë pa pagesë për 915,000 qytetarë serbë, ndërkohë që pjesa tjetër e popullatës do ta paguaj atë në kuadër të participimit. Të parët në listën për vaksinim do të jetën grupet e rrezikuara: fëmijët, shtatzënat, të sëmurët kronikë dhe punëtorët shëndetësorë.
Mediat serbe kanë njoftuar të martën se Grupi i Punës, i krijuar nga Ministria e Shëndetësisë për përcjelljen e gripit të derrave, ka shqyrtuar mundësinë e shpalljes së epidemisë së gripit të derrave në Serbi, megjithëse është vendosur që ajo të mos shpallet ende.
Anëtari i Grupit Punues për Epideminë e gripit të derrave, Branislav Tiodorovic, theksoi se shatuat ishte vlerësuar si e pavolitshme qysh pas vdekjes së dy të infektuarve të parë, dhe se aktualisht sëmundja ndodhet në një valë të lehtë rritjeje, me 258 raste të konfirmuara, ndonëse pohoi se ky numër mund të jetë më i madh, ngase ka mjaft pacientë me simptoma të lehta të gripit të derrave.
Ai paralajmëroi se kjo valë e lehtë do të përfundojë brenda 7 deri 10 ditësh, ndonëse pak para Vitit të Ri pritet një valë intensive, ndërkohë që sulmi i vërtetë pandemik pritet pas Vitit të Ri.
Tiodorovic vlerësoi se numri i të sëmurëve do të mund të arrijë deri në 400,000. Në atë rast numri i vdekjeve do të ishte diku rreth 0,01 përqind.
Në Kroaci shënohet viktima e dytë
Enti kroat për Shëndet Publik ka konfirmuar të martën se në Kroaci është konfirmuar rasti i dytë i vdekjes si pasojë e komplikimeve nga virusi H1N1.
Identiteti i viktimës së dytë kroate nga gripi i derrave nuk është bërë i njohur, përveç faktit që i vdekuri është nga Zagrebi.
Aktualisht, numri i të infektuarve me gripin e derrave në Kroaci po shënon rritje drastike. Sipas informatave të fundit, numri i të sëmurëve të regjistruar arrin në 1,565 persona.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Darko Milihovic, deklaroi të hënën mbrëma se situata është alarmante.
Sllovenia furnizohet me 58,000 vaksina
Sllovenia deri më tani ka marrë 58,000 vaksina kundër gripit të derrave. Vetëm gjatë dërgesës së fundit nga prodhuesi amerikan Glaxo Smith And Kline në Slloveni kanë arritur 28,000 doza.
Sipas të dhënave të Institutit slloven për Shëndet, në spitalet e atjeshme deri më tani janë evidentuar vetëm tetë persona të infektuar me virusin H1N1.
Ministria sllovene e Shëndetësisë ka njoftuar se gjendja nëpër shkolla po përkeqësohet, ngase po rritet numri i fëmijëve që kanë simptome të gripit të derrave.
Sllovenia ka porositur gjithsejtë 800,000 vaksina kundër gripit të derrave.