E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më tha ke dalë kundër partisë

Blushi: Dikush më ktheu mbrapsht librat

Qëndrimet politike brenda Partisë Socialiste duken se kanë pasur kosto për deputetin Ben Blushi. I pranishëm në një spektakël në “Tv Klan” ai deklaroi dje se profesioni i tij si politikan kishte bërë që ai të gjykohej edhe si shkrimtar. Në një bashkëbisedim me drejtuesin e emisionit, Blushi tha se një ditë kishte gjetur dy libra të tijtë të mbështjellë dhe bashkë me ta gjendej një mesazh. Ky sipas Blushit ishte një lexues i cili i thoshte se po i kthen librat mbrapsht për shkak se Blushi kishte dalë kundër partisë së tij. Diçka të tillë Blushi e solli para publikut për të treguar se profesioni shpesh ndikon edhe te gjykimi mbi veprat e tij publicistike. Blushi tha se kritikat që pasuan librin e tij të parë “Të jetosh në ishull” vetëm sa i bënë më shumë publicitet kësaj vepre letrare. Ish-kreu i grupit parlamentar socialist prej kohësh njihet si një ndër kritikët më të mëdhenj të kryetarit Edi Rama brenda partisë së tij. Që prej zgjedhjeve të 28 qershorit, Blushi së bashku me katër deputetë të tjerë janë angazhuar në atë çka është cilësuar “Lëvizje për Mendimin Ndryshe në PS”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›