Ndalime të përgjithshme për punonjësit e policisë
16. Përdorimi i pijeve alkoolike kur është në detyrë/shërbim ose kur është me uniformë, përveç rasteve për kryerjen e detyrave të veçanta.
17. Shoqërimi apo qëndrimi me persona, për të cilët duhet të ketë dijeni për shkak të funksionit, se janë persona me precedentë kriminalë dhe të qëndrojë në vendet ku dihet se qëndrojnë persona të tillë, me përjashtim të rasteve kur është caktuar në detyrë. Gjithashtu, përjashtim bëjnë rastet kur këta persona janë lidhje familjare apo lidhje të ngushta shoqërore të vendosura më parë. Në rastin e lidhjeve të ngushta shoqërore, punonjësi duhet të evitojë sa më tepër të jetë e mundur kontaktet me këta persona.
22. Kërkimi apo pranimi i shpërblimit në të holla ose në mënyra të tjera, të dhuruar si rezultat i çfarëdo shërbimi policor ose për shkak të tij. Kur dhënia e dhuratës nuk ka lidhje me shërbimin policor, pranimi i saj mund të bëhet vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi për konfliktin e interesave.
30. Përdorimi i substancave të paligjshme dhe lëndëve narkotike.
32. Pirja e duhanit në ambiente të ndaluara me ligj, si dhe gjatë shërbimit.
34. Paraqitja në detyrë/shërbim në gjendje të dehur ose nën efektet e substancave stimuluese, me përjashtim të rasteve të rekomanduara nga mjeku.
40. Mosdeklarimi i përdorimit të medikamenteve për arsye mjekësore që krijojnë efekte në sjelljen ose aftësitë fizike të punonjësit të policisë.
#