Vlore Alarmante shkalla e ndotjes se ajrit
Aty ku duhet te ishte bulevardi kryesor i asfaltuar, u vendos protesta e rinjve vlonjat per ndotjen. Për të kthyer vëmendjen nga mjedisi ata zgjodhën të rrugëtojnë aty ku amortizimi shkakton ndotje të lartë.
Të rinjtë vendosen maska mbrojtëse në fytyrë, jo thjesht për të rrugëtuar më mirë, por në simbolikë të ndotjes së madhe .
Bulevardi sot është burimi kryesor i ndotjes në Vlorë, ndaj dhe protestuan aty. Me pankarta në duar, të rinjtë synuan sensibilizim për gjendjen e rënduar ne këtë qytet.