Takimi vjetor per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike
Ministri i Brendshëm Flamur Noka, kërkon rritjen e forcës goditëse ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të drogës.
Deklarata është bërë në takimin vjetor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Në takim është vlerësuar puna e deritanishme, ndërsa pritet më shumë përsa i përket kultivimit të drogave të lehta.
“Pavarësisht përpjekjeve dhe luftës ndaj bimëve narkotike që kemi bërë ne jemi të ndërgjegjshëm që në Shqipëri mbetet problem kultivimi i brendshëm i drogave të lehta ose kanabisit. Ne jemi në kohë dhe i kemi të gjitha mundësitë për të rritur forcën goditëse ndaj trafikantëve të drogës. Ju efektivat e policisë e dini mirë se kjo është një luftë e pandalshme dhe kërkon intensitet permanent. Të vijoni punën për parandalimin dhe të intensifikoni forcën goditëse për veprimtaritë kriminale që merren me trafikun e dogës. Të rrisni bashkëpunimin ndërinstitucional me agjencitë e zbatimit të ligjit”, u shpreh ministri Noka.
Goditja e grupeve shpërndarësve pranë shkollave dhe lokalizimi e shkatërrimi i parcelave të mbjella me kanabis, kanë qenë dy pikat më të diskutuara në takim.
“Kërkohet më shumë punë nga të gjitha institucionet arsimore për të parandaluar shpërndarjen e lëndëve narkotike në shkolla dhe të vijojë projektit për parandalimin e përdorimit të drogës nga nxënësit”, nënvizoi ai.