E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media amerikane, spekulime të reja mbi kabinetin e ardhshëm amerikan

Media amerikane njofton se Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka vendosur të emërojë Timothy Geithner, kreun e Rezervës Federale të Nju Jorkut, si Sekretarin e Thesarit.

Zoti Geithner është një ndër zyrtarët më të lartë të bankës qendrore, të cilët përcaktuan politikat amerikane mbi normat e interesit dhe morën vendime të tjera që synonin të mbanin nën kontroll inflacionin dhe papunësinë.  

Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Obama nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, por media njofton se emërimi i zotit Geithner pritet të bëhet i ditur javën e ardhshme. Ndërkaq, gazeta New York Times njofton se senatorja Hillari Klinton, ish-kandidate demokrate në zgjedhjet presidenciale, ka vendosur të heqë dorë nga vendi i saj në Senat dhe të pranojë emërimin si Sekretare Shteti. 

Zyra e zonjës Klinton mohoi dje që Senatorja ta ketë pranuar ofertën, por një zëdhënës tha se bisedimet me ekipin e zotit Obama vazhdojnë në rrugë të mire. Në zhvillime të tjera, po flitet shumë edhe për Guvernatorin e shtetit New Mexico, Bill Richardson si një kandidaturë e fortë për postin e Sekretarit të Tregtisë. //ad//

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›