E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat amerikane: MEICO i shiti armë grupit Hezbullah

08/04/2010 Trafikimi i armëve nga Shqipëria

SHBA- Mediat amerikane i janë rikthyer sërish skandalit të trafikut të armëve midis kompanisë së Efraim Diverolit dhe ndërmarrjes shtetërore MEICO, e drejtuar nga shtetasi i pandehur Ylli Pinari. Sipas gazetës amerikane “New Times” me qendër në Majemi, ndërmarrja MEICO i ka shitur raketa tokë-ajër grupit terrorist Hezbollah, i cili vepron në Liban. Kjo gjë ka ndodhur në periudhën kur drejtori i kësaj ndërmarrje Ylli Pinari kishte lidhur një kontratë me shtetasin amerikan Efraim Diveroli. Gazeta nuk shprehet me saktësi nëse raketat kanë rënë në dorë të Hezbollahut, por në qoftë se kjo gjë ka ndodhur atëherë çështja që mendohej si aferë mund të marrë përmasa të mëdha. Më tej në shkrimin e saj gazeta amerikane citon një burim shqiptar, i cili pohon se raketat janë blerë në Ukrainë dhe pasi janë transportuar në Shqipëri, armët janë vënë në dispozicion të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diveroli.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›