Prefektura “i tërheq veshin” shërbimit shëndetësor
08/04/2010 Afrimi i sezonit detyron Genc Alizotin të kërkojë standarde në këtë fushë
Deklarata: Ndëshkime për ata që do të përfshihet në afera korruptive
DURRES- Institucioni i prefektit në Durrës ka mbledhur krerët drejtues të shërbimeve kryesore shëndetësore në nivel qarku, duke lëshuar edhe sinjale të denoncimeve penale ndaj të gjithë mjekëve dhe personelit ndihmës që përfshihen në afera korruptive. Prefekti Genci Alizoti ka lëshuar deklarime të forta në prani të drejtuesve të spitalit të Durrësit e Krujës dhe atyre të shërbimit shëndetësor në këto qytete nisur nga ankesat jo të pakta qytetare. Lufta kundër korrupsionit, shërbimi profesional, kontrolli i afateve të përdorimit të medikamenteve mjekësore kanë qenë në epiqendër të takimit. Alizoti nuk ka dhënë ndonjë statistikë apo emra konkretë lidhur me denoncimet qytetare ndaj mjekëve, infermierëve, kirurgëve, gjinekologëve apo laboranteve, të cilët marrin para nën dorë për shërbimin që afrojnë. Megjithatë, ai ka shprehur hapur qëndrimin e institucionit të prefektit për të mbështetur çdo denoncim lidhur me keqtrajtimin profesional të pacientëve apo me paratë që marrin për shërbimet që ofrojnë. Prefekti ka kërkuar informacion të plotë për shërbimin shëndetësor, standardet e higjienës dhe marrëdhëniet mes bluzave të bardha e pacientëve, ndërsa ka bërë të qartë se prefektura do të jetë në anën e ndëshkimit të korrupsionit. Në takim kanë qenë drejtori Drejtorisë rajonale të Shëndetësisë në Durrës, Vasdil Ziu, drejtori spitalit Taulant Baku, drejtori spitalit të Krujës Roland Lamja dhe ai i shërbimit të shëndetit parësor në Krujë Ilir Tabaku. Afrimi i stinës së verës ka shtyrë prefektin të nisë një sërë takimesh për t’u afruar pushuesve shërbim cilësor në të gjitha drejtimet. Alizoti e ka nisur këtë projekt me shëndetësinë nisur edhe nga fakti se bluzat e bardha janë shumë të përfolur në kryerjen e shërbimeve me para nën dorë. Aty u tha se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë shumë të interesuar të ndikojnë në rritjen e imazhit të shërbimit cilësor, ndërsa është ribërë e qartë se do të ndëshkohet kushdo që do të kërkojë apo do të marrë para për shtrim, kurim, mjekim, operim apo analiza. Marrja në konsideratë e kallëzimeve qytetare dhe vënia në punë e shërbimeve të shtetit për të ndëshkuar korrupsionin ka tkurrur dorën e disa mjekëve e infermierëve, por sipas Alizotit “shërbimi ka shumë për të bërë në drejtim të përmbushjes së standardeve”. Prefekti u ka tërhequr veshin krerëve që drejtojnë shërbimet e shëndetit në Durrës e në Krujë, duke u kujtuar atyre se ka shumë ankesa për higjienën publike, mbeturinat urbane, ndotjen e ujit të pijshëm, kanalizimet, cilësinë e analizave laboratorike, gatishmërinë në trajtimin e pacientëve të sëmurë etj.