E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaluam proven. Nuk ka shtim te azilkerkuesve

 Shqipëria kalon provën e zjarrit për liberalizimin e vizave. Raporti paraprak i Komisionit Europian i cili do të dal në muajin qershor për heqjen e vizave, specifikon se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk ka ndryshuar në krahasim me muajin dhjetor 2010, kur shqiptarët filluan të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Sekretari i Shtetit për emigracionin në Belgjikë, Melchior Wathelet thotë për AS se Shqipëria nuk ka raste për shtimin e numrit të azilkërkuesve. 
”Eshte e vertete se ne kemi probleme me disa vende te Ballkanit, qytetareve te te cilave u jane hequr vizat. Po shohim qe liberalizimi i vizave po perdoret per te ardhur e kerkuar azil ne Belgjike, qe eshte nje gje e papranueshme. Per sa i perket Shqiperise, ne konstatojme se ne Belgjike nuk ka shtim te numrit te azilkerkuesve krahasuar me periudhen kur vizat ekizistonin dhe kjo per ne eshte  nje gje pozitive” shprehet Wathelet.

Ndërkohë që Brukseli pritet të ndryshojë rregulloren e Shengenit për të ndëshkuar në rast nevoje vendet e Ballkanit, qytetarët e të cilëve po keqpërdorin heqjen e vizave për të kërkuar azil në Europë, Shqipëria pritet të vlerësohet në raportin e KE-së si rast shembullor. 

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›