Burgaj në Vlorë: Rreptësi kundër zhurmave

Drejtori Burgaj, theksoi rëndësinë e respektimit me rigorozitet të ligjit nga strukturat e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e kushteve optimale për të gjithë pushuesit jo vetëm për eliminimin e ndotjes akustike nga lokalet dhe diskot por edhe për rendin dhe sigurinë publike në zona të ndryshme.
“Policia e Shtetit e ka konsideruar tepër të rëndësishëm rolin e saj për të siguruar pushime atraktive e argëtuese brenda normave të lejuara për qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj si dhe për të garantuar maksimizimin e fitimit të biznesit nën këtë klimë dhe në harmoni më kërkesat e konsumatorit. Ne shpresojmë që ky qëndrim i policisë është në koherencë me pritshmërinë e qeverisë, shprehur në aktin normativ, qytetarëve/turistëve dhe biznesit. Jam i sigurt që të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht për suksesin e kësaj sipërmarrjeje. Por unë mendoj që ne do të jemi vërtetë të suksesshëm vetëm nëse do të manifestojmë një bashkëpunim akoma më efektiv, më të qëndrueshëm dhe në kohë.”, theksoi Burgaj.
Ndër të tjera Drejtori i Përgjithshëm i Policisë garantoi se Policia e Shtetit nëpërmjet përfaqësuesve të saj, do të jetë gjithnjë e pranishme, aktive dhe e hapur për të reaguar në kohë ndaj çdo kërkese dhe detyre. Në lidhje me këtë veprimtari në nivel qarku janë ngritur njësitë Task-Forcë të cilat bëjnë monitorimin e subjekteve të identifikuara nga shërbimet policisë si problematike. “Ne jemi të vendosur për të bërë çdo gjë që përmirëson cilësinë e pushimeve të turistëve dhe qytetarëve vendas duke mos lejuar ndotjen akustike të mjedisit me zhurma mbi normat e lejuara. Bazuar në punën e përbashkët, jam i sigurt që në mbyllje të këtij sezoni në do të mund ti raportojmë qytetarëve tanë, biznesit dhe qeverisë suksese të prekshme”, u shpreh z. Burgaj. /Start/
2012-08-02 15:28