Gati aksioni i Task-Force kundër duhanit

Aksionet do të nisin fillimisht në institucionet shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, njoftoi sot riaktivizimin e Task-Forcës për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, si dhe mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit.
Ministri Tavo garantoi opinionin publik se, "institucioni që ai drejton është i vendosur t'i japë përparësi të drejtës dhe detyrimit për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe përmes punës së kësaj Task-Force pritet të arrihen rezultate pozitive në drejtim të zbatimit të ligjit".
"Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se, përhapja e duhanpirjes është një problem me pasoja të rënda për shëndetin publik, që kërkon një reagim efektiv, duke reflektuar shqetësimet e komunitetit rreth pasojave shkatërruese shëndetësore, shoqërore, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit në mjedise publike", u shpreh ministri Tavo.
Duke i'u referuar punës së bërë nga Task-Forca e mëparshme, e ngritur disa muaj më parë, ministri Tavo vuri në dukje se aktiviteti i saj me objekt zbatimin e këtyre ligjeve vetëm në Tiranë rezultoi efektiv dhe vërtetoi se ligji anti-duhan është i zbatueshëm, ndonëse pas përfundimit të punës së kësaj Task-Force u vu re se në mjaft raste ligji nisi të shkelej përsëri. Task-Forca, e cila ka nisur punën menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij urdhri synon të arrijë zbatimin e këtyre ligjeve nëpërmjet përfshirjes në veprim të Inspektorateve Sanitarë të Drejtorive Rajonale të Shëndetësisë, Drejtoritë e Shëndetit Publik të Rretheve dhe ASHR-së./Start/
2012-08-02 15:40