E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA përgatisin planin e veprimit me FSK-në

Kryefjala e takimit, ka qenë bashkëpunimi mjaft i ngushtë dhe frytdhënës që mbizotëron nga ana e të dy dikastereve respektive, në fusha të ndryshme të ushtrisë. Qëllimi i takimit të grupeve të punës së dy delegacioneve ishte implementimit i planit të veprimit të hartuar kohë më parë, nga ministrat Çeku dhe Imami, për caktimin e fushave të bashkëpunimit në mes të dy ministrive.

 Zëvendësministri Arian Starova në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrit Arben Imami dhe popullit shqiptar e ka falënderuar ministrin Çeku dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, për ndihmën që FSK-ja i ka dhënë Shqipërisë, kryesisht gjatë

përmbytjeve në Shkodër, por jo vetëm. Ai ka garantuar ministrin Çeku, se Forcat e Armatosura Shqiptare do të vazhdojnë të mbështesin FSK-në në të gjitha aspektet, me qëllim integrimin e tyre në NATO.

Ministri Çeku me këtë rast, e ka falënderuar zv.ministrin Starova për ndihmën që Shqipëria po i jep Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe e ka njohur me trajnimet, arsimimin, doktrinat dhe bashkëpunimin e FSK-së, në rajon dhe më gjerë, ku sipas tij, në këtë drejtim një vend të rëndësishëm zë padyshim përkrahja dhe mbështetja e FA Shqiptare.

Më pas, takimi i të dy grupeve të punës, i udhëhequr nga zv. ministri Bejtush Gashi, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, z. Haxhi Shala dhe kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri të FSK-së, si dhe delegacioni i Mbrojtjes së Shqipërisë, që kryhesohej nga zëvendësministri Starova,  ka vizituar edhe Komandën e Forcave Tokësore (KFT), ku u prit nga zëvendëskomandanti i saj, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili përmes një brifingu e njohu zv.ministrin Starova, me arritjet e deritanishme të FSK-së, si dhe objektivat e saj për të ardhmen, deri në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, etj.

Zëvendës ministri  Arian Starova pas takimeve është shprehur i impresionuar me të arritjet e deritanishme që ka bërë FSK-ja, për këtë periudhë të shkurtër kohore si dhe ka premtuar që edhe në të ardhmen Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do ta ndihmojë FSK-në. /Start/

                                                                                             2012-08-02 14:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›