Medicus, Dik Marti mund të thirret si dëshmitar
PRISHTINE- Dik Marti mund të thirret në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor për trafik organesh të njohur si rasti Medicus. Kërkesa është bërë sot nga prokurori special i Bashkimit Evropian, Xhonatan Ratel, në seancën e sotme të procesit që po mbahet në Prishtinë. Ai ka kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit, të thirret Dick Marty, raportues i Këshillit të Evropës.
Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se Dik Marti mban në posedim evidencën për këtë rast, ka thënë prokurori Ratel.
Siç njofton Radio Evropa e Lirë, ndaj propozimit të prokurorit Ratel ka reaguar mbrojtja, e cila e ka kundërshtuar atë, duke thënë se nëse Dick Marty ftohet të dëshmojë lidhur me këtë rast, atëherë gjykimi do ta humbasë esencën e penales dhe do të shndërrohet në politik.