Mediet e huaja po spiunojnë Mandelën?

"Hetimet kanë nisur për dy agjenci prestigjioze", tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se kamerat ishin konfiskuar si "dëshmi".
Zëdhënësi nuk përmend emrat e dy agjencive, por Reuters dhe Associated Press kanë pranuar faktin se kanë vendosur kamera në shtëpinë e disa banorëve në fshatrat Qunu, të provincës Kepi Lindor, ku jeton prej vitesh edhe ish-presidenti afrikan.
Sipas autoriteteve policore të Afrikës Jugore, kamerat ‘shkelin ligjet e vendeve strategjike të shtetit afrikan, pasi të gjithë rezidencat presidenciale konsiderohen vende strategjike'.
Gjendja shëndetësore e fituesit të çmimit Nobel për Paqe është shumë e brishtë dhe vdekja e tij konsiderohet si ngjarje botërore. Faktin e përgjimeve të Nelson Mandela e ka zbuluar e përditshmja e Johanesburgut, “The Times” .