Tiranë, pëson infrakt, vdes kalimtari

Një person i seksit mashkull ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Tiranë pasi ka pësuar infrakt.
Ngjarja ka ndodhur përballë Muzeut Historik Kombëtar në fillim të bulevardit “Zogu i Parë” ku një kalimtar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka pësuar infarkt dhe është rrëzuar në tokë i vdekur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat sipas hetimeve të para bëjnë me dije se kalimtari ka vdekur për shkaqe natyrale. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e kalimtarit.