E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: E djathta të zhbllokojë situatën

Republikanët kërkojnë që e djathta të ndërmarrë politika për të zhbllokuar situatën me ligjin e lustracionit. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ka pohuar se politika shqiptare prej kohësh duhet të kishte dëgjuar ndërkombëtarët, përpara se ligji i "Dosjeve" të hynte në një situatë të tillë. Mediu kërkon nga mazhoranca që të bëhet kujdes për të mos ripërsëritur të njëjtat gabime tani që ligji ndodhet ende në Gjykatën Kushtetuese. Sipas kreut të republikanëve, nëse duhet të flasim për institucione që japin gjykimin e tyre brenda kuadrit logjik dhe kushtetues, aq më tepër për vet sensibilitetin që mbart ky ligj, duhet vepruar sa më shpejt. "Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin bazuar mbi kërkesën e disa subjekteve politike, natyrisht dhe me vlerësimet ndërkombëtare, eksperiencat e tyre në vende të ndryshme për këtë çështje, duhen vlerësuar shumë seriozisht nga ana jonë", tha Mediu. Vlen të theksohet se vota e republikanëve iu është bashkuar atyre të demokratëve në Parlament, duke votuar pro ligjit të lustracionit. Ashtu si demokratët, edhe aleatët e tyre më besnikë, republikanët, kërkuan që ligji për dënimet e krimeve të komunizmit duhet të bëhet sa më shpejt. Kryetari i republikanëve shton se tashmë është koha që mazhoranca të ndërmarrë politika për t‘i dhënë një zgjidhje çështjes me ligjin e "Dosjeve".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›