E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: E meritojmë edhe një mandat



Republikanët kanë bindjen e plotë se mazhoranca aktuale e meriton dhe një mandat tjetër qeverisës. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie, dje në qytetin e Rrëshenit, theksoi se shqiptarët do t’i japin besimin këtij koalicioni për një mandat të dytë qeverisës. Zyra e shtypit e kësaj partie bëri të ditur se kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, pasi evidentoi në këtë takim reformat e mazhorancës në këto katër vite, theksoi se "shqiptarët do t’i japin sërish besimin këtij koalicioni për një mandat të dytë, për të qenë edhe një herë një qeveri e suksesshme, një qeveri për/dhe e të gjithë shqiptarëve". "Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë ne. Qeveria ka marrë masa që t’i pajisë qytetarët me letërnjoftime elektronike dhe karta identiteti dhe aplikimi për to është i rëndësishëm, pasi ato realizojnë plotësimin e standardeve, nëpërmjet të cilave ne do të jemi qytetarë të BE-së", - tha Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›