E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Ndoka konkurron në Shkodër



PDK-ja, dega Shkodër, prezantoi dje listën e 11 kandidatëve për deputet që do të konkurrojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari demokristian ka preferuar vendlindjen e tij për të garuar si kandidat për deputet. Në këtë listë, përveç tij, konkurrojnë dhe emra të njohur të qarkut Shkodër, por dhe të politikës shqiptare. Në listën e kandidatëve për deputetë bën pjesë dhe deputeti Frrok Gjini. Një tjetër kandidat është Mark Luma, ish-kryetar komune, propozuar nga dega e PDK-së në SHBA, kandidat në Malësinë e Madhe. PDK-ja ka bindjen se kandidatët e saj përfaqësojnë vlerat më të mira qytetare dhe kristiane të qarkut të Shkodrës që njihet si qendër e Krishtërimit në Shqipëri. Lidershipi demokristian ftoi dje qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë votuesit e këtij qarku që të votojnë për PDK-në dhe kandidatët e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›