E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Integrimi Europian, të mos jetë peng i Ramës

25-02-2013 / Gazeta 55

Kreu i Partisë Republikane në Vlorë


“Çështja kombëtare, nuk mund të jetë peng i interesave momentale politike, siç po e trajton Partia Socialiste, e cila me bllokimin e tri ligjeve, bllokoi integrimin e shqiptarëve në Evropë”. Me këto fjalë kryetari i Partisë Republikane i është drejtuar mbështetësve të kësaj partie në qytetin e Vlorës. “Çështja jonë kombëtare është një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme. Nuk mund të kthehet në asnjë mënyrë në një lojë politike për interesat e momentit. Për fatin e keq, PS ka frenuar procese shumë të rëndësishme të cilat janë jetike për qytetarët e Vlorës dhe mbarë Shqipërisë, sidomos frenimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe integrimit në BE. Thirrja ka qenë e thjeshtë të votojmë tre ligjet për të fituar këtë status, dhe ky status do ti jepte një shans më shumë rinisë shqiptare, familjeve tona, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë”, theksoi Mediu. Një tjetër pikë në të cilën u ndal Mediu ishte edhe çështja e pronës, ku deklaroi se zgjidhja e këtij ngërçi është kthyer në një nga prioritetet që BE i kërkon me forcë Shqipërisë. Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti, strukturat lokale të degës Vlorë, morën angazhimet përkatëse në prag të fushatës lokale, duke i bërë të qartë elektoratit angazhimin e tyre për pritshmëri maksimale në zgjedhjet e 23 qershorit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›